Kek me lejthia në form të Gërshetit

Kek me Lejthia

Përshëndetje miq të HanaYummy.

Fillimisht të gjthë besimtarëve të fesë Islame ju urojë festën e Fitër Bajramit për shumë vite me begati, paqe dhe miqësi.

Besoj që në çdo shtëpi ka pasur ëmbëlsira prej të ndryshmeve, hare dhe plotë mysafirë.
Edhe në shtëpin time nuk kan munguar ato, madje kësaj herre kemi përgaditur tre lloje: bakllavë {është si traditë tek familjet kosovare, edhepse unë jam e Maqedonise 😉 }, sheqerpare (ëmbëlsira ime e preferur) si dhe një torte me çokollatë dhe gjalp kikiriku.

Ndoshta shumica nga ju e keni parë që përgaditjen e sheqerpares e kam postuar në Profilin tim të Instagramit, ku e kam spjeguar hap pas hapi me foto se si të përgaditet. Këtë Story e kam ruajtur si Highlight me qëllim që të mund të shihni Story sa herë që të keni nevojë.

Kësaj rradhe do ndaj me ju një recetë me brumë me maja. E kam përgaditur për së pari herë, dhe më duhet të them që më ka pëlqyer tej mase nga konsistenca dhe shija.

Emrin e ka Gërshet me lejthia pasi që vet brumi ka formën e një bishtaleci (gërsheti) i mbushur me një krem prej lejthijave.
Përgaditja nuk është edhe aq e vështirë, vetëm se kërkon shumë durim dhe zgjat pak më shumë se recetat e deritanishme. SIdoqoftë ia vlen e gjtihë koha për një kek si ky.

Ja dhe përbërësit për brumin:

  • 500 g miell
  • 80 g gjalp i shkrirë
  • 200 ml qumshtë
  • 2 LB ujë të vakët
  • 1 të kuqe të vezës
  • 80 g sheqer
  • 1 LÇ kripë
  • 1 kock maja (kvasac)DSC_0003.JPGPërgaditja:
    1. ​Fillimisht në një gotë përziejm mirë ujin, sheqerin dhe majën, derisa të shkrihet maja komplet.

    ​2. Pastaj në enën e mikserit shtojmë të gjitha përbërësit të tjerë, përveç gjalpit bashk me majën dhe i përziejm me mikser. Pas 1 minute përzierje shtojmë edhe gjalpin e shkrirë dhe vazhdojmë të përziejm (7 -8 Minuta) derisa të gjithë përbërësit të formojn një brumë të butë.

    3. Një enë të thellë e lyejm me gjalpë. Brumin e largojm nga ena e miskerit, me duar e formojmë si një top dhe e vendosim tek ena e lyer me gjalpë. Në mënyrë që të mos thahet brumi, e lyejm edhe brumin me pakës gjalpë. Pastaj e mbuojmë me një leckë dhe e vendosim në një vend të ngrohë (1 orë) që të fryhet.

    4. Derisa brumi të jetë duke u fryrë përgadisim kremën. Përbërësit e kremës janë:
    ​     – 250 g lejthia të bluara
    – 1 të bardhë të vezës
    – 1 LÇ kanellë
    – 3 LB Sheqer
    – 2 LB pluhur kakao
    – pakës arome vanileje, ose në munges të kësaj mund të përdorni edhe sheqer vanileje
    ​     – 4 LB qumësht.

    4. Në një enë të thellë i përziejm të gjithë përbërësit e kremës, Shtojm qumësht derisa krema të jetë mjaftueshëm e trashë sa për të lyer me lehtësi kekun.
    Kremën e përgaditur e lejmë anash.DSC_0041

5. Pasi të ketë kaluar një orë e fryerjes së brumit vendin ku do e t’hollojmë brumin e lyejm me miell. Brumin e t’hollojmë në form të një drejtkëndëshi.

6. Brumin e lyejm me kremën e përgaditur më herët.

DSC_0055

7. Me dorë e mbledhim brumin në formë të një rroladeje. Këtë e vendosim tek tepsia që më herët i kemi vendosur letër për pjekje.
E presim gjysen e rroladës për mesi dhe pjesët e prera i palojmë si në formë të një gërsheti.

8. Të njejtën e përsërisim edhe me gjysën tjetër. Gërshetën e përgaditur e vendosim në furrën e ftohtë. Pastaj e nxehim furrën në 170 Grad. Në këtë mënyrë derisa nxehet furra, edhe brumi fryhet për disa minuta. Kekun e pjekim për 40 Minuta.

Kekun e përgaditur e lejmë që të ftohet pak. Sipas dëshirës mund të përgaditni edhe një lëng për të lyer kekun përmbi. Për këtë na nevojiten 80 g sheqer pluhur dhe 1 LB lëng limoni, i përziejm mirë, nëse është shumë e trashë mund ti shtoni edhe 1 LB ujë.
Me këtë lëng e lyejm kekun përmbi.

Kaq kishte edhe kjo recetë, shpresoj shumë që të ju ketë pëlqyer.

Çdo të mirë.

P.S.Për 4 javët e ardhshme nuk do të kem mundësi të shkruaj receta të reja sepse do të jemë në pushim. Por ju premtoj se kur të kthehem do ti kompenzoj javët e humbura.

Me shumë dashuri
HanaYummy

DSC_0078

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s