Bukë dhe muffin me banane

Në këto ditë vjeshte, ku i ftohti dhe shiu mbizotëron gjikund, dhe stina e vjeshtës po shpreh bukurinë e saj me ngjyra nga më të bukurat, edhe unë po provoj që kuzhinës sime ti jap ndjenjën e kësaj stine duke përgaditur ushqime të ngohta, me ngjyra vjeshte si dhe me shijën më të mirë të mundëshme.

Kësaj radhe kam përgaditur një bukë me banane, dhe meqë brumi më teproi, vendosa të bëj edhe disa muffin po me të njëjtin brumë.
Pra, këtë recetë do të mund t’a përgadisni në formën që ju preferoni, si torte, bukë, apo muffin.

Për këtë recetë preferohet që sa më të pjekura (zeza) që të jenë bananet aq më mirë. Dhe meqë mua nuk më pëlqen aspak që të gjuaj ushqime, pemë ose perime, provoj që saher të gjejë ndonjë recetë apo mënyre alternative për të përdorur ushqimet.
Kështu edhe e kam zbuluar recetën për këtë bukë prej bananeje, ngaqë më tepruan disa banane, që kishin filluar të nxihen.

Siç edhe do e lexoni më poshtë, kjo recetë përgaditet shumë lehtë, me përbërës që besoj të gjithë ne i kemi në shtëpi.
Prandaj, nëse je duke menduar se çka do të kishe dashur të bëje sot, do të kisha preferuar të përgadisësh këtë recetë. Jam shumë e sigurt, që edhe antarët tjerë të familjes do të jenë shumë të kënaqur nga shija dhe konsistenca e butë e kësaj buke.

Këto janë përbërësit për një tepsi drejkëndëshe (në formë box-i) me gjatësi prej 25 cm.
Ose për rreth 18 Muffin-a:

  • 350 g miell
  • 300 g sheqer
  • 3/4 lugë çaji me sode bikarboni
  • 3/4 lugë çaji me pluhur për pjekje
  • 1 lugë çaji me kripë
  • 125 g kos
  • 240 g gjalpë i shkrirë (në mikorwel) dhe i ftohur
  • 4 vezë
  • 60 ml ujë
  • 2 banane të pjekura shumë (të zeza)
  • Gajlpë dhe miell për të lyer tepsin ku do e pjekim bukën / ose nëse do përgadisni muffin atëher mjafton nëse përdorni letër për cupcake në tepsinë për cupcake.

Përgaditja: 

  1. FIllimisht e nxehim furrën në 180 Grad. Pastaj përgadisim tepsinë duke e lyer me gjalpë nga të gjitha anët, e pastaj edhe me pak miell. në qoftëse do përgadisni muffin, atëherë nevojiten vetëm letrat për muffin.
  2. Në një enë të thellë shtojmë miellin, soden e bukës, pluhurin për pjekje, sheqerin, dhe kripën dhe i përziejm mirë.
  3. Shtojmë kosin, gjalpin, vezët dhe ujin dhe vazhdojmë të përziejm, ose me mikser ose me tel dore.
  4. Së fundmi shtojmë edhe 2 bananet e shtypura dhe përziejm edhe një herë të gjithë përbërësit bashkë.
  5. Brumin e përgaditur e vendosim në tepsi dhe e rafshtojmë mirë, ose tek tepsia për cupcake, duke pasur kujdes që të mos i mbushni tepër format e cupcake sepse gjatë pjekjes brumi fryhet dhe mund të del jashtë tepsie.
  6. Koha e pjekjes dallon nga forma e tepsisë, kështuqë  nëse do përgadisni bukë me banane duhet që të piqet për rreth 45-50 minuta. Ndërsa koha e pjekjes së muffin është më e shkurtër, 25-30 minuta. Mos harroni të bëni provën me thikë ose me kruese dhëmbësh për tu vërtetuar që buka/muffin është pjekur.

Shpresoj të ju pëlqej kjo recetë 🙂

Ju uroj një të diele të këndëshme.

Me shumë dashuri
HanaYummy

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s