Kroketa prej orizi me djathë ose me këpurdha

on

DSC_0118.JPGJa dhe një ditë e diel, me një recetë të re për të gjithë lexuesit e mi besnik.

Kësaj here do ndaj me ju një recetë, me orizin si përbërës kryesorë. Besoj të gjithëve do ju pëqej receta, pasiqë vet kroketi nga jashtë është crunchy ndersa brendësia është e butë si dhe ka një shije tejet të mirë – do e shihni dhe vetë.
Karakteristik e kësaj recete është të përdoret orizi i duhur, sepse përndryshe nuk do arrini të formoni kroketa. Këtu në Zvicër orizi që përdori unë e ka emrin S.Andrea dhe pas zierjes konsistenca e orizit është si qull. Kjo lejon që me oriz të formojmë kroketa në madhësi dhe formë sipas dëshirës.

Kto janë përbërësit (për 4-5 Persona)

  • 200 gram oriz S. Andrea
  • 550 – 600 ml ujë
  • Krip dhe biber të zi, ose vegeta (unë përdori vegetën shumë)
  • 1 qepë të prerë në copa të imëta
  • 100 g djathë parmesan
  • 80 g djathë kashkavall
  • 1 LB gjalpë
  • 100 g djath kashkavall të prerë në formë drejtkënshe ose katrore (do e përdorni si mbushje, andaj nuk duhet të jenë shumë copat e mëdha)
  • 2 vezë të përziera
  • miell
  • miell prej thërmive të bukës (bread crumbs)
  • vaj për pjekje

Edhepse receta origjinale është e përgaditur vetëm me djathë, unë desha të bëj edhe një mbushje tjetër si alternativë. Andaj përdora pakës kreativitetin tim dhe kështu përgadita një krem prej këpurdhave. Diçka që se kam përgaditu ndonjëherë dhe as që kam ndonjë recetë, por duke përdorur disa përbërës si dhe imagjinatën u bë diçka shumë e shijshme.
Ja dhe përbërësit për këtë lloj mbushje:

  • 80 g këpurdha të prera
  • 2 LB majdanoz
  • gjizë (frischkäse)
  • krip dhe biber
  • gjysë qepe të prerë
  • vaj

Përgaditja:
1. Së pari përgadisim orizin. Në një tavë të thellë vendosim gajlpin që të shkrihet; shtojmë qepën e prerë dhe e lejmë që të kaverdiset për 2-3 minuta. Pas kësaj shtojm edhe orizin, i përziejm mirë dhe përsëri i lejmë që të kaverdisën për reth 3 minuta. Në fund shtojeni ujin, dhe lejeni që të zihet. Në varësi prej llojit të orizit (S. Andrea, ose edhe ndonjë lloj tjetër që pasi të zihet bëhet si qull) ndryshon edhe koha e zierjes; përafërsishtë koha e zierjes është rreth 12- 15 minuta (uji duhet të jetë i tretur i tëri). Pasi orizi të jetë zier dhe akoma i nxehtë, shtoni djathin parmesan dhe kashkavall. Përzijeni mirë, dhe lejeni që masa prej orizi të ftohet komplet.

2. Vazhdoni me përgaditjen e kremës prej këpurdhave: Në një tavë vendosni vaj ose gjalpë që të nxehet, shtoni gjysën e qepës të prerë dhe e kaverdiseni për rreth 2 minuta. Pastaj shtoni dhe këpurdhat e prera dhe vazhdoni të kaverdisni në zjarr të mesëm, derisa këpurdhat të zbuten. Shtoni kripë, biber të zi si dhe majdanozin e prerë. Largoni masën e përgaditur nga zjarri dhe lejeni që të ftohet.
Pasi të jetë ftohur masa, i vendoseni në një pjatë të thellë, shtojmë 3 -4 lugë buke gjizë, përzijeni të gjithë mire, sipas nevojës mundë të shtoni kripë. Nëse janë shumë të njelmëta shtoni pak më shumë gjizë.

3. Pasi të jetë ftohur masa prej orizit, mund të filloni të përgadisni kroketat, edhe atë në këtë mënyrë: merni 1 lugë buke nga masa prej orizit vendoseni në dorën e juaj duke e shtypur si një petull. Në mes vendoseni 1 copë të djathit ose pak nga krema prej këpurdhave. Mbylleni petullën prej orizi duke formuar një kroket ose edhe në formë të rrumbullakët. Pasi që unë kam përdorur 2 lloje të mbushjes, për të dalluar cilat janë me djathë e cilat me këpurdha, kam krijuar dy forma të kroketës.
Ndërkohë që përgadisni kroketat, vendoseni një tavë në zjarë me mjaftueshëm vaj (2,5 dcl) për të pjekur kroketat.
Kroketat e përgaditur, fillimisht i kaloni në miell nga të gjitha anët, pastaj i zhyteni në vezët e përziera poashtu nga të gjitha anët, dhe në fund i kaloni edhe tek mielli prej thermiave të bukës (paniermehl).
Kroketat e përgaditura i pjekni tek vaji i nxehur për reth 2-3 minuta nga secila anë.

Me kaq përfundon përgaditja e kroketave. Shpresoj të ju ketë pëlqyer receta. Siç e shihni në foto, përveç kroketave kam përgaditur edhe supë prej kungulli, pasiqë tani është stina e vjeshtës është një ndër ushqimet e mia të preferuara të kësaj stine.

Për çdo koment, vërejtje apo këshillë ju jam falemnderuese.

Ju urojë një të diell të këndëshme dhe shumë qejfë në kuzhinë.

HanaYummy

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s