Biskota me gjalp prej kikirikave

on

whatsapp image 2019-01-13 at 11.08.21

Përshëndetje miqë të mi,

Kësaj here do të ndaj me ju recetën për biskota me gjalp prej kikiriki, të dekoruar me pakë nutella, kripë deti si dhe sheqer të kaftë.

Përgaditja është shumë e shpejtë dhe e lehtë, në më pak se 20 min do të keni biskota të ngrohta dhe shumë të shijshme.

Përbërësit për këto biskota janë:

  • ​250 g miell
  • 1 lç pluhur për pjekje
  • 1/2 lç sode buke
  • pakës kripë
  • 250 g gjalpë ose margarin, në temperaturë të dhomës
  • 150 g gjalpë prej kikirikave
  • 100 g sheqer të bardhë
  • 100 g sheqer të kaftë
  • 2 vezë
  • për dekorim nutella, kripë deti dhe sheqer të kaftë.

20181223_125048

Përgaditja:

  1. Nxeheni furrën në 175 Grad. Në një enë të thellë vendosni miellin, pluhurin për pjekje (peciv), sodën e bukës si dhe kripën, dhe përzijeni mirë.
  2. Gjalpin prej kikirikave, margarinën ose gjalpin normal si dhe  sheqerin i vendosini në një enë të përshtatshmë për të përzier me mikser. përzijeni në shpejtësi të mesme për disa minuta, derisa përbërësit të formojë një masë të butë dhe kremoze.
  3. Shtoni njërën vezë dhe vazhdojni të përziejm me mikser, pastaj shtojeni edhe vezën tjetër duke vazhduar përzierjen me mikser.
  4. Pastaj tek ena me gjalpin, shtoni dhe miellin dhe i përzieni mirë derisa të formohet një brumi i butë.
  5. Tepsinë ku do i piqni biskotat, i vendosni letër për pjekje, pastaj me duar ose lugë çaji formoni topa të vogël prej brumi dhe radhitni në tepsi duke lënë dërmjet biskotave hapësirë të mjaftueshme pasiqë gjatë pjekjes biskotat fryhen. Me ndihmën e një piruni mund t’i shtypni nga pak biskotat.
  6. Sipas dëshirës biskotave mund të ju hidhni nga pak kripë deti ose dhe sheqer përpara se të piqen. Ose edhe mund t’i lyeni me nutella, po këtë e bëni pasi të jenë pjekur biskotata.
  7.  

    Biskotat duhet të piqen për rreth 10-12 minuta. Pastaj duhet që të ftohen komplet, përpara se t’i konsumoni.

    Shpresoj shumë që të ju pëlqej receta. njëkohësishtë ju urojë festen e Krishtlindjeve të gjithë juve që festoni, një vitë të mbarë për të gjithë ne, përplot me shëndet, fat dhe dashuri.

    Gëzuar nga
    #HanaYummy

 

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s