Kek me banane, pa sheqer

20181105_211549

Përshëndetje miqë,

Për këtë javë kam vendosur të ndaj me ju një recetë shumë të shijshme, poashtu edhe të shëndetshme, pasiqë receta nuk përmban aspak sheqer.
Përveç kësaj, në vend të gjalpit përdoret vaj i ullirit. Prandaj për të gjithë ju që preferoni ti ikni sheqerit, kjo recetë është pikërishtë për ju.

Përbërësit për një tepsi me përmasa 25 cm – 10 cm – 8 cm ju nevojiten:

  • 3 banane të pjekura (nxira) mirë
  • 180 ml vaj ulliri
  • 120 g mjaltë
  • 120 g drithra (müsli)
  • 380 g miell
  • 2 vezë
  • 60 ml qumshtë
  • 2 lugë çaji pluhur për pjekje
  • 2 lugë çaji kanellë
  • 1 lugë çaji aromë vanileje (në mungesë mund të përdorni sheqer vanileje)
  • pakës kripë.

20181105_191742

Përgaditja:

  1. Së pari nxehim furrën në 160 Grad. Në një enë të thellë shtojm vajin prej ulliri dhe mjaltën dhe i përziejm me mikser ose me tel dore. Pastaj shtojm edhe vezët, qumështin dhe bananet e shtypura dhe i prziejm mirë.
  2. Në një pjatë të thellë përziejm përbërësit e  thatë dhe i shtojm tek ena me përbërësit e lëngshëm.
  3. I përziejm të gjithë përbërësit. Brumin e përgaditur e vendosi në tepsin që më parë e lyejm me gjalpë dhe me miell. Përmbi e vendosim bananen e prerë në gjysë. Sipas dëshirës sipër mund të hudhni pak müsli.
  4. Kekun e përgaditur e pjekim për rreth 1 orë.Keku mund të servohet i ngrohë ose edhe i ftohtë. Ka një shije jashtzakonisht të shijshme, është i butë dhe mbi të gjitha i shëndetshëm, pasi që nuk përmban aspak sheqer.
    ​​
    Ju bëftë mirë.

    20181105_214739

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s