Torte me molla dhe me puding

 

20180915_203001Përshëndetje miq të #Hanayummy

Si çdi fundjavë, edhe këtë herë në shtëpinë time nuk ka munguar ëmbërisa. Ndoshta e keni vërejtur edhe vetë që provoj të sjell sa më shumë receta të ndryshme ëmbëlsirash, duke nisur nga Torte me kreme, cheescake, torte të thata, me pemë etj.
Shumë pak herë ka ndodhur që të bëj të njejtën torte dy herë, jo pse nuk më pëlqejn recetat, por sepse kam shumë dëshirë të provoj çdoherë receta të reja. Deri tani familja ime është e kënaqur me këtë proces 😉

Në këto ditë të vjeshtës, ku dielli ende po mbizotëron, vendosa të përgadis një ëmbëlsirë shumë të shijshme dhe të lehtë. Nga vet fakti që kjo torte në vete përmban shumë pak sheqer, e në të njejtën kohë mollat e juaja të preferuara, jam më se e sigurt që edhe ju do e pëlqeni recetën, të cilën e kam huazuar nga “Vegan und Lecker”. Kjo do të thotë që kjo recetë është e përshtatshme edhe për Veganët, duke zëvendësuar vetëm disa përbërës si p.sh. qumështin, gjalpin dhe pudingun në produkte bimore.

Edhe pse lista e përbërësve do të duket e gjatë, të gjithë përbërësit janë nga ato që gjenden në çdo shtëpi, kshtuqë nuk do të nevojitet të bëni pazar të madh për këtë torte.

Ja dhe përbërësit për një tepsi prej 20 cm:
(për Brumin ju nevojitet)

  • 150 g miell
  • 250 ml qumshtë
  • 2 LB niseshte
  • 2 LB bajame të bluara
  • 60 g sheqer
  • 1 pako sheqer vanileje
  • pakës kryp
  • 1 LÇ pluhur për pjekje
  • 1/2 LÇ sode bikarbonat
  • 1 LB lëng limoni
  • 70 ml vaj

dsc-0423_orig

Për kremën e pudingut ju nevojitet:

  • Një pako puding me shije sipas dëshirës (unë kam përdorur shijen të çokollatës)
  • 0,5 L qumësht
  • 3 LB sheqer

dsc-0426_orig

Pastaj na nevojiten edhe 3 ose 4 koka molla.

dsc-0429_orig

Dhe përbërësit e fundit, për shtresën e sipërme të tortes janë:

  • 150 g miell
  • 50 g sheqer
  • 75 – 80 g gjalpë

Fillojmë me përgaditjen e shtresës së parë të kësaj torte:

  1. Në një enë të thellë përziejm millein, nishesten, pluhurin për pjekje, kripën, bajamet e bluara, sheqerin si dhe sheqer vanilen. Në një enë tjetër të thellë shtojmë vajin, qumështin dhe lëngun e limonit dhe i përziejm. Sipas dëshirës mund të përdorni tel dore ose mikser.
    Pastaj tek përbërësit e lëngshëm shtojmë përzierjen e miellit, pak nga pak pa ndërprerë.

    Pasi të përgaditet brumi e lëmë anash, dhe vazhdojmë me përgaditjen e pudingut.

  2. Përgadita e pudingut është shumë e thjeshtë. Për të gjithë ju që preferoni të përdorni puding të blerë, nuk është fare problem.
    Kujdes: në varësi se çfar lloji të pudingut bleni, edhe përgaditja mund të ndryshojë, andaj preferohet të përgaditeni sipas përshkrimit në pako.

    Për këtë lloj pudinge përgaditja është si më poshtë:
    Nga 0,5 L qumësht, marim 6 lugë të qumështiti dhe i vendosim në një enë të vogël e të thellë. Pjesën tjetër të qumështit e vendosim në një tenxhere dhe e ziejmë. Ndërkohë pakon e pudingut si dhe 3 lugë sheqer i përziejm mirë me qumësshtin derisa të shrkihet sheqeri.
    (Në këtë hapë është mirë të nxehim furrën në 200 Grad)

    Pasi të zihet qumështi, shtojmë pudingun e përzier me sheqer dhe qumësht, dhe përziejm për rreth 2 minuta derisa krema të jetë duke u zier.
    Largojmë kremën nga zjari; tenxherës sipër i vendosim kapakun dhe e lejmë që të ftohet.
    dsc-0445_orig

  3.  Vazhdojmë me përgaditjen e mollave. Sipas dëshirë mollat mund ti qëroni ose edhe jo, dhe i preni ato në madhësi dhe hollësi të preferuar. Sic e shihni në foto, unë kam grirë mollat.
    dsc-0446_orig
  4. Dhe në fundë edhe përgaditja e shtresës së sipërme të tortes:
    Të gjithë përbërësit i përziejm me dorë, derisa masa të bëhet si e grimcuar.
    dsc-0447
  5.  Fillojmë edhe me fazën e fundit të përgaditjes së tortes, edhe atë rradhitjen e shtresave:
    Fillimisht tepsisë i vendosim letër për pjekje, dhe anash e lyejm me gjalpë. Vendosim brumin e përgaditur në fillim dhe e rrafshojmë me lugë.
    Pastaj përmbi brum e vendosim pudingun pak të ftohur.
    Përmbi puding i rradhisim edhe mollat e prera dhe i shtypim pak brenda pudingut.
    Dhe në fundë, brumin në formë të grimcave e shpërndajmë përmbi mollave.
  6. Torten e përgaditur e pjekim në furrën e nxehur prej 200 Grad, për rreth 50 – 60 Minuta.
  7. Pasi të jetë pjekur, e lëmë që sëpaku 2 orë të plota të ftohet. pastaj mund ta nxjerim nga tepsija, dhe përsëri e lemë të ftohet komplet.

    Sipas dëshirës mund ta dekoroni me sheqer pluhur, pemë etj.

    Dhe gati është edhe kjo torte 🙂

Ju bëftë mirë & ju uroj një ditë të dielle të këndëshme.

Me shumë dashuri
​HanaYummy

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s