Erëzat – Kombinimi më i mirë për Gustatorët

on

1452810315_365c3961d1824d4bb143061a5760198d0

Përshëndetje miq, siç edhe kuptohet nga vet titulli, këtë postim do ia dedikoj erëzave si shoqërues të përhershëm të gatimit. Mendoj që kjo temë është e rëndësishme për të gjith ne si gustatotë të mëdhej. 

Erëzat jan një ndër përbërësit kryesor të të gjitha ushqimeve, janë pikërishtë këto që luajn rolin kryesor në rezultatin përfundimtar të një ushqimi – shijen.
Andaj nga vet eksperienca ime e deri tanishme si dhe të literaturës së ndryshme që kam lexuar, më posht do listoj disa nga erëzat kryesore që përdoren në çdo kuzhinë qoft ajo kuzhinë shqipëtare apo e huaj.

E mbaj në mend që kur isha fëmij, tek kuzhina e mamit ishin të renditura gatise çdoherë të njejtat shishe të erëzave, kjo ngase në atë kohë, të paktën në Maqedoni, sortimenti nuk ishte edhe aq i zhvilluar. Çdoherë në treg ofrohej vetëm prodhime vendore. Por tani kjo ka ndryshuar shumë sidomos ngaqë vetë konsumatori ka ndryshuar kërkesën. Tani kur e shikoj raftin e erëzave tek mami shumçka ka ndryshuar, që nga sasia poashtu edhe nga forma e tyre qofshin ato të thata apo të freskta. 

Mishi është një ndër ushqimet që sipas meje duhet çdoherë të përdoren përbërësit e duhur për të shijuar maksimumin nga vet ushqimi. Si erëza kryesore dhe të shumë preferuara për mishin e lopës apo të pulës preferohen  oregano, trumzë, rozmarinë, lovagë ose kerri. Ndërsa për mishin e peshkut unë saher përdori majdanoz, kopra ose cilantro. 

Vazhdojmë me perimet, ushqimi im i preferuar në pjatë. Edhepse thuhet që perimet janë të shijshme vet, pa asgjë extra e shtuar që nuk e dyshoj aspak, prap se prapë, nga shumë kuzhinier të njohur edhe këtu preferohet përdorimi i disa erëzave, për një ushqim akoma më të shijshëm. Rosemary, urtë, rigon, borzilok dhe trumzë jan ndër erëzat kryesore për perimet dhe shoqëruesit e mi të preferuar të kuzhinës. 

Tani vijon pjesa intersante – Ëmbëlsirat.
Po e keni lexuar sakt, edhe në deserte nuk mungon prania e erëzave. Në fillim edhe unë vetë isha shumë skeptike kur lexoja për këto kombinime të mundëshme, por kureshtja ime më bëri që të provoja dhe unë këtë eksperiment. Dhe po ju them që nuk jam penduar fare. Është diçka që çdo njeri do duhej të provoj të paktën njëhere. Sepse vet[ kombinimi i sheqerit me diçka të krypur apo djegëse, jep një kombinim të ri për shqisat e shijes. Është si diçka e papërshkruar. Disa nga erëzat e mija të preferuara janë: menta, balsam limoni, chilli dhe kanellë. 

Siç edhe e përmenda më herët, erëzat ofrohen në se paku dy forma të ndryshme edhe atë të freskëta apo të thata. Edhepse preferohet që të përdoren saher të freskëta, por jo çdoherë kemi mundësi të furnozojmë erëza të freskëta. Prandaj edhe është zbulaur forma e thatë e tyre, që jep po të njejtat rezultate si ato të freskëtat.. Sidoqoftë  ekzistojnë disa mënyra se si të mbajmë erëzat të freskëta për një periudhë më të gjatë kohore.
Një mënyrë është vendosja e erëzave në një gotë apo enë plastike të mbushur me ujë, dhe e ruajm në frigoriferë. Një tjetër mënyrë është vendosja e erëzave të freskta të imtësuara në enën për ngrirje të akujvë (për pije) duke i ruajtur në frigoriferë por në pjesën ngrirëse.

Kjo ishte e gjitha nga ana ime për erëzat dhe përdorimin e tyre. Shpresoj të ju pëlqejë dhe të jeto sadopak e ndihmës për juve. 
Ndjeheni të lirë të më shkruani për çdo koment, pyetje vërejte apo edhe propozim. 

Ju urojë çdo të mirë dhe shumë qejf në gatim. 
HanaYummy 🙂

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s