Top 5 rregullat e ARTA për furtarët (bakers)

Përshëndetje miq, 
Shpresoj që të gjithë të jeni mirë. Siç edhe e kuptuat nga vet titulli i këtij postimi, sot do të ndaj me ju disa rregulla “të arta” për të gjithë atë që ju pëlqen pjekja dhe përgaditja e ëmbëlsirave të ndryshme. Këta rregulla, flas nga vet eksperienca ime, ndihmojnë shumë për të arritur një rezultat të shkëlqyer me ëmbëlsirën që do pergadisni. 

Që të mos humbim kohë aspak, fillojm së pari me vezët, pasiqë siç edhe e dimë shumë pak ëmbëlsira ka që në vete nuk përmbajnë vezë. Sidomos në torte dhe kek-a të ndryshme prania e vezës është e obligueshme. 
Pasiqë shumë faktor, si për shebull nëse brumi dë të arrij lartësin e duhur gjatë pjekjes, etj,  nvaren nga vetë  veza, andaj duhet kushtuar shumë kujdes procesit të përpunimit të vezës.

     – E kuqja e vezës – Për të arritur një masë kremoze, të çelur në ngjyrë, prej sheqerit dhe të kuqes së vezës është shumë e rëndësishme që ena ku do të përziejm vezët me mikser si dhe lugët e mikserit, të jenë të pastra e sidomos nga yndyra.

     – E bardha e vezës – edhe këtu vlen rregulli për enë dhe lugë të pastra dhe të thata për të arritur një masë të bardhë dhe të fortë. Përveç kësaj është e preferuar që kur të bëhet ndarja e vezës në të kuqë dhe atë të bardhë, të kemi kujdes që as edhe një pikë e të kuqës së vezës të mos përzihet tek e bardha e vezës, pasiqë kjo pengon shumë përzierjen e mirë të vezëve e sidomos është e pamundur pastaj të arrihet një masë e bardhë dhe e fortë. Një ndihmesë për një masë të bardh dhe të fortë është nëse të bardhës së vezëve i hedhim pakës kripë.

     – Pasiqë kam postuar disa receta me “brumë të shkatëruar” (mürbeteig), shumica nga ju më kan pyetur rreth përgaditjes së brumit si dhe vështirësit e hasura, andaj më poshtë po i përmend disa rregulla kryesore që unë personalisht çdo herë kam parasysh gjatë përgaditjes së brumit: 

  1. Si fillim duhet pasur parasysh që gjalpi të jetë i ftohur, dmth. sapo ta nxjerim nga frigoriferi duhet përpunuar menjëherë.
  2. Përpunimi i brumit duhetë të zgjasë shumë shkurtë, prandaj edhe e ka emrin “brumë i shkatëruar”. Përpunojmë brumin derisa të fitojmë një masë kompakte.
  3. Brumi duhet që së paku për 30 minuta të pushojë në frogorifer. Kjo ndihmon në shtrirjen më të lehtë të brumit.
  4. Për të parandaluar paraqitjen e fluskave të pahijshme është e preferuar që pasi të kemi vendosur brumin në tepsi, ta shpojmë disa herë me ndihmën e një piruni.

     – Në rradhë është brumi me maja. Edhe këtu me ndihmën e këshillave të poshtëpërmendura, shumë lehtë arrijmë një rezultat të shkëlqyer. 

  1. Tek brumi me maja është e preferuar që të gjithë përbërësit të kenë temperaturë të dhomës, që dmth. përpara se të fillojmë përgaditjen e brumit (rreth 15 – 20 Minuta) përbërësit duhet nxjerur nga frigoriferi,
  2. Edhe tek qumshti preferohet temperatura e dhomës e jo e nxehtë, pasi që kjo mund të shkaktoj dështim në dendësin e brumit.
  3. Pasi të kemi përgaditur brumin me maja, është shumë e ndihmueshme nëse brumin e mbulojmë me një leckë të lagur dhe ta lejmë që të pushojë në një vend të ngrohtë. Në stinën e dimrit unë përdor furrën me rrymë duke e nxehur atë der në 40 Grad.
  4. Brumi me maja është i qëndrueshëm për një natë të tërë nëse ruhet në frogorifer.

     – Për brumin “sfungjer” poashtu preferohet që të gjithë përbërësit të kenë temperaturë të dhomës. Përveç kësaj një tjetër këshill e pashmangshme është durim durim dhe durim. Sidomos në procesin e përzierjes së vezëve me gjalpin dhe sheqerin. Në këtë hap duhet pasur parasysh që të mos i përzeijm të gjitha vezët përnjëher me kremën prej sheqeri dhe gjalpi, por një nga një duke pritur derisa veza e shtuar të jetë përpunuar mirë me kremën, pastaj shtojmë vezën e rradhës. Pasi të kemi përzier mirë të gjitha përbërësit, duhet që brumi të pqiet menjëherë, – sepse kjo ndikon shumë në procesin e fryerjes së brumit. 

Këto ishin “rregullat e arta” për të gjithë ne që adhurojmë të përgadisim ushqime të shijshme me brume të ndryshme. 
Shpresoj që me këto këshilla të ju kem ndihmuar sadopak. Në qoftë se keni ndonjë pyetje, sugjerim apo këshillë mos hezitoni të më shkruani.

Ju uroj çdo të mirë, dhe mirë u dëgjofshmi deri në postimin e rradhës.

​HanaYummy 🙂

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s