Receta më e shpejtë për një Gugelhupf / Kek

Para disa ditësh më hahej diçka e ëmbël, pasi që Torteja që përgadita 1 ditë më parë kishte mbaruar, më duhej të përgadisja diçka tjeter. Diçka që nuk do më merte shumë kohë sepse nuk kisha aspak durim. Ky mos durrim më bëri të gjej një recetë për një Gugelhupf / Kek me shije Limoni-Jogurti super-të-shpejtë.

Më pëlqeu fakti që  për të përgaditur kekun nuk nevojiten shumë përbërës, dhe si zakonisht jan po ato përbërës që çdoherë janë në shtëpi. Një tjetër karakteristik e veçant e këtij Keku është koha e përgaditjes. Për 1 orë e 10 minuta është Keku gati. E pabesueshme apo?

Më mjaftuan këto dy tipare tejet të rëndësishme që unë të përgadisja këtë Kek. Isha shumë e kënaqur me rezultatin, keku u bë perfekt, siç edhe e shihni në fotot e mëposhtme.

DSC_0126

Jam e sigurt që tani që keni parë foto keni dëshirë të dini recetën për këtë Gugelhupf të përkryer.

Fillojm me përbërësit
Për Brumin nevojiten:

  • 3 Vezë
  • 150 g Glajp
  • 150 g Jogurt
  • 100 g Sheqer pluhur
  • 200 g Miell
  • 1 Pako pluhur për pjekje
  • 1 Pako sheqer vanileje

Miell dhe Yndyrë për tepsin ku do pjekim Kekun

Për Glasurën nevojiten:

  • 2 Lugë buke Ujë
  • 2 Lugë buke lëng limoni
  • 80 g Sheqer pluhur

DSC_0068.JPG

Përgaditja:

  1. Nxehim furrën në 180 Grad.
  2. Pastaj, të gjitha përbërësit e brumit i përziejm me Mikser fillimisht për 1 minut në shpjetësin më të ulët të mikserit, e pastaj për rreth 4 Minutave në shpejtësin më të lartë derisa të gjithë përbërësit të formojnë një masë homogjene (në formë të kremës).
  3. Përgadisim tepsin ku do e pjekim kekun (shih foton më lartë) duke e lyer në fillim me yndyrë si p.sh. gjalp e pastaj edhe me miell.
  4. Brumin e parapërgaditur e qesim në tepsi, me ndihmën e lugës e rrafshojmë brumin, dhe e pjekim për 1 orë të tërë. Pas kësaj kohe provojm me majen e një thike a është pjekur mirë Keku.
  5. E lejmë shkurtë që të ftohet keku në tepsi, rreth 10 Minutave. Pastaj me kujdes e largojm nga tepsia dhe përsëri e lejmë të ftohet.
  6. Ndërkoh përgadisim Glasurën duke i përzier mirë të gjita përbërësit dhe me një lug e lyejm kekun me të.
  7. Keku hahet i ngrohtë dhe i ftohtë, sipas dëshirës. Falë jogurtit që përmban keku, është e mundëshme që për disa ditë të qendroj i butë dhe i freskët.

Ju bëftë mirë 🙂

Më shkruani se si ju duket kjo receta?
Çdo të mirë,
​HanaYummy

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s