Çaji jeshil dhe fuqitë e tij shëruese

Përshendetje miqë. Pas një pushimi të merituar ja ku jam përsëri, kësaj here duke ju shkruar për çajin jeshil, një nga pijet e mija të preferuara. 
Fillimisht do ju tregoj ca karakteristika të disa llojeve më të njohura të çajit jeshil, vetitë shëruese si dhe mënyra e përgaditjes. Së fundmi do ndaj me ju edhe një recetë super e shijshme “Matcha-Bajame-Latte”.

Çaji është zbuluar shumë herët, madje supozohet që te jetë përdorur që nga koha e para krishterizmit. Kina njihet si vend i parë i kultivimit të çajit. Ndërsa në Evropë çaji ka arritur shumë kohë më vonë, më saktë që nga shekulli i 17-të. Mund të ja qëlloni se cili ishte çaji i parë që arriti në Evropë?  – Po pra, ishte pikërisht çaji jeshil.

Ky lloj çaji karakterizohet me nivele të larta të taninës dhe kafeinës, dhe ofron shumë komponime bimore të vlefshëm që veprojnë si antioksidantë në trupin tonë.

Gunpowder

Gunpowder – ky emër bazohet në mënyrën e përgaditjes së gjetheve. Siç mund ta shihni në foto, gjethet mbështjellen në formë të rrumbullakta, kjo pasi që ndihmon për ta ruajtur çajin për një periudhë më të gjatë  kohore duke mundësuar që gjethet të jenë më pak të brishta. Ky çaj përgaditet me një temperaturë të ujit prej 70 deri 80 gradë.

 
MatchaMatcha – prodhohet nga çaji Tencha, duke këputur gjethet disa javë përpara kohës së korrjes, që të zhvillohet e gjelbërta e erët e çajit.
Çaji përzihet me ndihmën e një fshese prej bambusi (shiko Foton). Për përgaditjen e këtij çaji duhet që uji të ketë temperaturë prej 80 gradë. 

 

SenchaSencha – te ky lloj i çajit në dallim prej çajit të zi, gjethet nuk fermentohen aspak. Me gjethe të reja të çajit, çaji ka shije më të ëmbël, ndërsa sa më të vjetëra/thata që jan gjethet edhe çaji bëhet më shije më të fortë. Për të fituar një çaj me kualitet më të lartë preferohet ujë me 60 deri 90 gradë.

 

oolongOolong – është çaji ndërmjet atij jeshilit dhe çajit të zi. Në varësi nga kohëzgjatja e fermentimit të gjetheve përcaktohet edhe ngjyra e çajit. Dhe normalisht sa më gjatë që të zgjat procesi aq më i errët do të bëhet edhe çaji.Temperatura e ujit për këtë llloj çaji duhet të jetë ndërmjet 80 dhe 90 gradë. 

Këto ishin disa nga llojet më të njohura të çajit jeshil. Për të gjithë lexuesit e mi nga Zvicra, Gjermania dhe Austria, në supermarkete të ndryshme ofron gati se të gjitha llojet e çajit jeshil. Madje në disa qytete ka edhe dyqane të specializuara vetëm për çaje, ku normalisht asortimenti është më i madh.

Edhe pse kam dëgjuar që çaji jeshil ka disa veti shëruese, nuk kam qenë edhe aq e informaur konkretisht se për çka bëhet fjalë. Andaj edhe kamë bërë disa hlumtime në internet dhe kam hasur në disa veti shëruese që besoj do ishte në avantazh për secilin prej nesh të dijë se për çka mund të konsumohet ky lloj çaji. 
Disa nga karakteristikat shëruese të çajit janë:

  • Çaji jeshil zvogëlon rezikun nga Kanceri
  • Pastaj zvogëlon si dhe parandalon paraqitjen e puçrrave (akne),
  • Njihet si çaj që lufton alergjitë
  • Poashtu stabilizon nivelin e kolesterolit
  • Forcon sistemin imunitar
  • Ndihmonë në humbjen e peshës
  • Çaji është i njohur edhe si mbrojtës i syve – që nënkupton forcon vitalitein e syve
  • Një përdorim tjetër i çaji është edhe si mjet shërues kundër djegjes së diellit
  • Për të gjitha femrat: Çaji nddihmon në forcimin e thonjëve
  • Një tjetër “tip bukurie”: çaj stimulon edhe rritjen e flokëve

Këto pra ishin disa nga vetitë shëruese të çajit. Jam e sigurt që së paku njëra nga këto veti është e rrëndësishme  për ju, andaj do ju këshilloja që të konsumoni së paku 1 filxhan në dit me çaj jeshil. Mereni parasysh temperaturën e ujit që duhet për të përgaditur çajin, pasi që në këtë mënyrë rruhen të gjitha vetit dhe antioksidantët që ka çaji.

Dhe për fund, do ndaj me ju recetën e një pije shumë të shijshme me Matcha çaj.
Këtë recet e kam nga një shoqe e imja. Të gjith ju që jeni të “çmendur” pas çajit do ua kisha preferuar të provoni edhe këtë sepse ia vlen. 
Përgaditja e çajit është shumë e lehtë dhe nevojiten vetëm disa përbërës:

Për një filxhan prej 2.5 dl ju nevojitet:

  • 1.5 dl pije ose qumësht prej bajamesh
  • 1/2 lug çaji pluhur-Matcha
  • 1 lug çaji mjalt ose shirup prej panje
  • 0.25 dl Uj i nxehtë
  • pakës sheqer vanileje

Përgaditja:

  1. Fillimisht ngrohim qumëshit/pijen e bajameve, duke e përzier mirë me tel (ngjajshëm me fshisën prej bambusi) që të mund të formohet shkumë.
  2. Ndërkohë me fshisën prej babusi përziejm puhurin Matcha me ujin e nxehtë prej (80 gradë)
  3. Shtojmë mjaltin apo shirupin në filxhanin me qumështin prej bajamesh.
  4. Dhe së fundmi përziejm edhe cajin matcha. Sipas dëshirës i hedhim përmbi pakës sheqer vanileje.

Dhe gati është pija: Matcha-Bajame-Latte.
Jam e sigurt që do ju pëlqej. Në qoftë se ju dini edhe lloje tjera të recetave me çajin jeshil, më shkruani.

Çdo të mirë deri në postimin e ardhshëm. 

HanaYummy 🙂

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s