Roladë me mish

20180222_191920.jpg

Përshëndetje miq, shpresoj të jeni mirë në këto ditë të ftohta dimri. Në qytetin tim (Thun) duket se acari sapo ka arritur, edhe pse ne të gjithë jemi duke e pritur Pranverën. Edhe parashikuesit e Motit na kan paralajmëruar se java e ardhshme do të shënohet si java më e ftohtë e vitit. Nuk na mbetet gjë përveç se të vishemi shumë trashë dhe të konsumojmë ushqime të nxehta.

Pasiqë këtë javë kam qenë përgjegjëse vet për gatim të ushqimit (për 6 Persona), kam provuar të sjell sa më shumë risi në meny të shtëpisë. Gjë që nga njëra anë me ka bërë shumë entuziaste, duke pritur rezultatin se si do dal ushqimi, por nga ana tjetër është me të vërtetë një punë jo edhe aq e lehtë. Por, nësë dicka bëhet me qefë, lodhja nuk ka edhe aq shumë hapsirë në kuzhinë.

Një nga këto risit ka qenë edhe rolada e mbushur me mish dhe perime. Një ushqim tepër i shijshëm. Ngaqë shumica nga jush më kan kërkuar të postoj receten, sot (përfundimisht) gjeta kohë për të bërë këtë.

Kjo roladë është me të vërtetë lehtë për tu përgaditur, nuk nevojiten njohuri gatimi të përparuara. Përgaditja zgjatë rrethë 1 orë duke përfshirë edhe kohën e pjekjes prej 45 Minutash. Nga kjo roladë mund të servohen 8 persona.

Përbërësit: (për 8 persona)

  • 500 g mish i grirë
  • 2 copa buke të ftohtë
  • 1 qepë
  • 2 thelba të hudhrës
  • 1/2 spec të kuqë
  • 1/2 spec të gjelbër
  • 2 LB gjalpë
  • 80 ml qumësht
  • 1 grusht majdanoz
  • pakës trumzë
  • 1 LÇ mustard
  • 1 vezë komplet
  • 1 të kuqe të vezës
  • 2 lugë krem (hopla)
  • kripë dhe biber të zi
  • 1 Brum sfoliat

Përgaditja:

  1. Fillimisht e qërojmë dhe e presim qepën në copa të imëta. Lajmë specat edhe këto i presim në copa të vogla. Në një tigan shtojmë 2 lugë gjalpë dhe e lejmë derisa të nxehet tigani, pastaj shtojmë qepët dhe i lejmë të piqen për disa minuta (3 – 4 Minuta). Shtojmë hudhrën, dhe specat dhe i pjekim bashkë derisa të zbuten pak, në zjarrë të mesem duke i përzier kohë pas kohe.
  2. Ndërkohë, qumështin e nxehim, dhe ia qesim përmbi bukës së ftohtë qe më parë e kemi grimcuar. Enën e mbulojmë me një pjatë dhe e lejmë qe të zbutet për disa minuta.
  3. Në një enë të thellë e qesim mishin e grirë, shtojmë vezën. mustard, kripën, biberin e zi, majdanozin dhe trumzën. Nxehim furrën në 200 Gradë.
  4. Tek ena ku gjendet mishi shtojmë edhe masën e përgaditur në tigan, specat dhe qepën. Pastaj edhe buken e zbutur në qumësht, duke shtrydhur qumështin dhe pastaj bukën e shtojmë tek mishi. I përziejm të gjitha, më së mirë me dorë, derisa të gjithë përbërësit te përzihen mirë mes veti.
  5. Brumin sfoliat e hekim nga qesja, dhe e shtrijmë në tepsinë që do përdorim për pjekje. Përmbi me ndihmën e një luge, shpërndajmë masen e mishit të parapërgaditur, duke e rafshuar mirë dhe në trashësi të njejtë. Njërën anë të brumit nuk e mbulojmë tërësisht me mishë, pasiqë nuk dëshirojmë që gjatë pjekjes të dalë masa jashtë ose të celet rolada.
  6. Pasi të kemi mbledhur brumin në formë te rolade, me një thikë të mprehtë, presim roladën sipërfaqesishtë, shumë pak. E lyejm me të kuqen e vezës të cilen paraprakisht e kemi përzier me 2 lugë panna / hopla.
  7. Roladën e pjekim për 45 Minuta. Pasi të jetë pjekur presim per disa Minuta 2-4 Minuta që të ftohet, pastaj mund ta presim në copa pre 2-3 cm të trasha.

Këtët roladë mund ta servoni me pure patatesh dhe me sosë prej lëngut të mishit.

Ju bëftë mirë.

Me shumë dashuri,
​HanaYummy

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s