FOTO
Përshëndetje miq të HanaYummy,
Ja ku jam përsëri, kësaj radhe do ndaj me ju një nga recetat e mija të preferua për pasta. Është Pasta me spinaq dhe mish të pulës. Përveç që është tepër e shijshme, ky ushqim konsiderohet edhe si shumë i shëndetshëm. Një arsye më shumë për të provuar recetën.
Recetën bazë e kam marrë nga libri “1000 Receta të shpejta”, duke i shtuar edhe disa përbërës të tjerë që sipas meje e perfeksionojnë edhe më shumë shijen.
Siç edhe do e shihni, përgaditja mer shumë pak kohë, si dhe nevojiten vetëm pak përbërës.
Ky ushqim është poashtu një alternativ e mirë e “take away” për në punë, shkollë, etj, pasi që mund të hahet edhe i ftohtë ose për ata që preferojnë ushqime të nxehta me ndihmën e mikrovelës mund të ngohet.
Përbërësit: (për 4 Persona)
- 500 g Pasta sipas dëshirës
- 2 thelb hudhër
- 1 LB vaj Ulliri
- 200 g spinaq të freskët, (mund të përdoret edhe ai i ngrirë)
- 250 ml krem
- kripë dhe biber të zi
- 1 lç biber të kuqë
- 300 g mish i pulës
- 2 LB lëng limoni
Përgaditja:
- Presim mishin e pulës në copa, në madhesi sipas dëshirës. Nxehim vajin, pastaj shtojm mishin e pulës duke e kriposur. Përveç kripës mund të përdorni edhe erëzat e juaja të preferuara për ti dhënë mishit një shije ende më të shijshme.
- Përgadisim ujin ku do ziejm pastat, duke e lënë që të vlojë, pastaj shtojm pastat dhe pakës kripë. I lejm të zihen.
- Ndërkohë, tek mishi i pulës shtojmë edhe hudhrën dhe i përziejm mirë. I lejmë të piqet për 2 Minuta.
- Spinaqin e lajmë dhe e lejmë të kulloj. Pastaj e qesim tek tigani ku e pjekim mishin, duke e lënë që të zihet për 10 Minuta duke i vënë një kapak tiganit. Kohë pas kohe përziejm mirë.
- Pas 10 Minutave, shtojmë edhe kremin bashk me lëngun e limonit. I japim shije duke i shtuar kripë, biber të zi dhe biber të kuqë.
- Pasi të jenë zier pasta, i largojmë nga uji dhe i shtojmë tek tigani ku e kemi përgaditur salcën. I përziejm mirë të gjitha së bashku.
Dhe gati është Pasta me Spinaq dhe mish të Pulës.
Ju bëftë mirë.
HanaYummy