Torte e shpejtë – me puding vanileje, dredhëza dhe banane

FOTO

Përshëndetje miq, 

Në foton lartë shihet ëmbëlsira që kam përgaditur dje. Ështe një prej aty ëmbëlsirave urgjente, që nganjëher na duhet të përgadisim. Për të cilën kemi shumë pak kohë në dispozicion për përgaditje e që përmbanë pakë përbërës.

Përveç kësaj, kjo ëmbëlsirë përmban shumë pak sheqer dhe është super e shijshme.

Ju garantoj që këtë lloj ëmbëlsirë do mund t’a përgadisni kurdo pasi që është shumë e lehtë. 
Mbase në foto shihet që nevojiten dredhëza dhe banane, por kjo nuk është e domosdoshme. Në mungesë të tyre mund të përdorni çfardo pemësh që keni afër, apo edhe Krem ajkë (hoplla/Shllag) për dekorim. Nuk do mungoj aspak shija nëse ndryshoni diçka tek përbërësit, përkundrazi, keni mundësin të zbuloni diçka të re, ose diçka që familja e juaj do e adhuroj. 

Pasiqë ju premtova që receta është shumë e lehtë dhe e shpejtë, edhe ky postim do të jetë i shkurtë dhe i përpiktë.

Përbërësit për një tepsi prej 26 cm janë:
Për BRUMIN

  • 3 vezë
  • 150 g sheqer
  • 150 g miell
  • 1 pluhur pjekje
  • 0.5 dcl vaj

​Për KREMËN

  • 2 pako puding me shije vanileje
  • 1 l qumësht
  • 6 lugë buke sheqer
  • 1 banane
  • si dhe disa dredhëza – në mungesë të dredhëzave mund të përdorni krem ajke (hoplla/shllag)

Përgaditja:

  1. Fillimisht e nxehim furrë në 180 Gradë.
  2. ​Në një enë të thellë me mikser përziejm 3 vezët për disa minuta (3-4 Minuta). Pastaj pak nga pak shtojmë edhe sheqerin dhe vazhdojmë të përziejm për 4 minuta tjera.
  3. Miellin e përziejm bashk me pluhurin e pjekjes dhe me sasi të vogëla (me lugë buke) e shtojm tek kremi i vezëve dhe sheqerit. Vazhdojmë të përziejm me mikser derisa përbërësit të përzihe mirë.
  4. Tepsinë përgadisim duke e shtruar me letër për pjekje.
  5. Së fundmi shtojmë edhe vajin dhe përziejm për 1 minut. Brumin e fituar e qesim tek tepsija e parapërgaditur.
  6. Biskuitin e pjekim për rreth 30-35 Minuta. Pasi të kaloj koha e pjekjes e testojmë me një thik nëse brumi është pjekur tërësisht.
  7. Biskuitin e lejmë të ftohet. Përafërsisht 30 Minuta.
  8. 10 Minutat e fundit të ftohjes, fillojm me përgaditjen e pudingut. Në varësi se çfar lloji të pudingut keni ndryshon edhe mënyra e përgaditjes. Prandaj ndiqni me kujdes hapat që shkruajnë tek pako e pudingut, për të përgaditur kremën.
  9. Sapo të jetë ftohut Biskuiti e preni atë në 2 kate *(në qoftë se keni më shumë se 2 kate, lexoni në fund një këshill për ruajtjen  e biskuitit). Katin e parë e lyejmë me kremën e sapo përgaditur (të nxehtë). Përmbi renditni copat e një bananeje.
  10. Përmbi bananet vendosim edhe katin e dytë të biskuitit, që poashtu e lyejmë me pudingun e vaniles. Përmbi kremën e dekorojmë me disa dredhëza të prepra hollë, ose sipas dëshirës mund të përdorni edhe pemë tjera.
  11. Tortja e përgaditur duhet të ftohet në frigorifer për më së paku 2 orë.

Kjo ishte receta për një torte urgjente. Shpresoj të ju ketë pëlqyer. Më shkruani për çdo pyetje, pa qartësi apo propozim në koment. 

*Në qoftë se nga biskuiti fitoni më shumë se 2 kate, shumë lehtë mundë të ruani biskuitin për të përdorur ndonjëherë tjetër. E mbështjell me fletë prej plastike biskuitin e mbetur dhe e ruani në pjesën ngrirëse të frigoriferit deri në 30 ditë.
Ky lloj i ruajtjes së biskuitit nuk ndryshon aspak shijen  e brumit. Mjafton ta largoni nga frigoriferi 2 orë përpara se ta përdorni. 

Ju bëftë mirë. 
HanaYummy

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s