Supë prej Brokoli – ushqimi më i shëndetshëm

20180303_185329.jpg

Përshëndetje miq të HanaYummy, 

Sot do të iu flas pak rreth Brokolit, i cili logaritet si një nga ushqimet  më të shëndetshëme. Brokoli është i pasur me proteina, vitamin, kalcium, antioksidant, hekur, fosfor si dhe detoksifikues, dhe ndihmon në largimin e toksinave, lufton kancerin, sëmundjet e zemrës, përforcon imunitetin, shëndetin e syve dhe kockave, etj.

Duke marë parasysh vlerat ushqimore dhe përfitimet nga Brokoli,  preferohet që të konsumohet disa herë brenda javës. Çka duhet pasur kujdes është përgaditja e brokolit, pasiqë shpesh ndodhë që gjat përgaditjes të humben vitaminat e lartpërmendura. 

Si mënyrë më e mirë për të konsumuar është ajo me avull, pasi që në këtë mënyrë ruhen më së shumti vlerat e brokolit. 
Përveç kësaj edhe supa prej brokoli supozohet të përmbaj në vete shumë vlera ushqimuese, por vetëm nëse përdorim lëngun ku e ziejm Brokolin. Sepse në këtë lëng gjenden rreth 70% të vitamineve. 

Andaj edh unë sot do të ndaj me ju recetën e një supe me Brokoli, që përveç se është e shëndetshme është edhe tepër e shijshme. 

20180303_174507

Përbërësit për këtë supë janë:

  • 400 ml Lëng mishi ose Bouillion
  • 200 ml Ujë
  • 600 g Brokoli
  • 1 ml ajkë
  • 10 gr gjalpë
  • 1/2 Qepë
  • krip dhe biber të zi

Përgaditja:
1.   Fillimisht pastrojmë dhe e presim brokolin në copa të vogla

2.    Në tenxheren ku do përgadisim supën shtojm gjalpin që të shkrihet në temperaturë të mesme. Pastaj shtojmë gjysmën e qepës të prerë.

20180303_174653.jpg

3.   Pastaj shtojm edhe Brokolin dhe e lejm për rreth 3 – 4 minuta të piqet në zjarr të mesëm. 

20180303_175117.jpg

4.   Shtojm edhe lëngun e mishit dhe ujin, dhe e lejmë që të zihet brokoli.

20180303_175215.jpg

5.   Pasi të zihet Brokoli, me ndihmën e një mikser ose blender bluajm të gjithë përbërësit që janë në tenxhere,  derisa të fitojmë një lëng kremoz. 

20180303_180807.jpg

6. Shtojm kripën, biber të zi dhe ajkën dhe e lejmë që të zihet për 3 deri 4 Minuta. 

Dhe gati është supa. Sipas dëshirës mund ta servoni me disa Cruitons. Unë i kam përgaditur vet, është shumë lehtë dhe jep një kombinim të mirë me supë. 

​Ju bëftë mirë.

20180303_185341.jpg

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s