Torte me molla

DSC_0647

Përshëndetje miq të HanaYummy,

Siç edhe e dini gatimi është një prej pasioneve të mia më të mëdha. Më pëlqen të kaloj kohë në kuzhinë, duke provuar receta të reja. Mundohem që brenda javës të përgadis ushqime dhe desserte të ndryshme, por nganjëher pasi që kam edhe obligime tjera, nuk arrij të jem edhe aq aktive. Sidoqoftë, një ditë të javës ia kushtoj çdoherë gatimit, e kjo është dita e diellë.
Andaj edhe këtë të dielle me shumë entuziazëm kam përgaditur këtë torte me molla. 

Është një torte shumë e shijshme, përmban shumë pak sheqer dhe mund të përgaditet në cilëndo sezonë, sepse si përbërës kryesor janë mollat. 

Në shtëpin time nuk mungojnë mollat kurrë, sepse jan pema e preferuar e secilit prej neve. Sidoqoft dje vërejta se në frigorifer kishte shumë molla (mbase kemi blerë më shumë kësaj rradhe), si dhe një burm të gatshëm për torte nga @BettyBossi andaj edhe vendosa të përgadis diçka me molla.

Kështu edhe nisa të bëj hulumtim për receta me molla. Pas disa minutash gjeta edhe recetën që do përgadisja. Çka më ra në sy se pari tek kjo recetë ishte dekorimi i tortes me mollat, që dukej sikur është e vizatuar. Shumë kreative me këto trëndafila prej molle. Një artë i vërtetë i kuzhinës.

Normalishtë edhe brumin për këtë lloj torte e përgadis vetë, por kësaj rradhe e kisha të gatshëm, sidoqoftë unë  do e ndaj me ju  edhe recetën për brumin, për të gjithë ju që preferoni “homemade”. Poashtu edhe krema që i hudhet përmbi mollave ishte e gatshme (nga @DrOetker), por unë do e shkruaj edhe recetën e këtij kremi që do mund të përgadisni vetë në shtëpi.  

Në foton e mëposhtme mundë të shihni përbërësit.

​Pastaj do shkruaj edhe recetën e brumit dhe kremës. 

DSC_0566

Përbërësit:

  • 1 kg Molla
  • 0,5 L ujë
  • 100 g sheqer
  • 20 g Kokos
  • 1 Pako e gatshme për kremën nga @DrOetker (recetën e kremës e gjeni më poshtë)
  • 1 Brum të gatshëm për torte nga @BettyBossi (recetën për brum e gjeni më poshtë).
  • 3 lugë Buke marmeladë të mjedërave

Përbërësit për Brumin:

  • 200 g Miell
  • 1/2 lugë çaji me krip
  • 75 g Gjalpë, i ftohtë i prerë në copa
  • 1 dl Ujë

Përgaditja e Brumit:

  1. ​Në një enë të thellë përziejm miellin dhe kripën. Pastaj shtojmë edhe gjalpin e prerë dhe me dorë përziejm përbërësit, derisa të fitohet një masë si gjathë i grirë.
  2. Së fundmi shtojmë edhe ujin, dhe vazhdojm të përziejm me dorë derisa të fitohet një brum i butë. Brumin e fituar e le për 30 Minuta në frigorifer.
  3. Pas 30 minutave, vendin ku do e t’hollojmë brumin hudhim pakës miell dhe me ndihmën e një t’holluesi e risim brumin në madhësin e tepsisë, duke marë parasysh që edhe rrethin e tepsisë ku do pjekim brumin duhet të mbulojmë me brum (Shih foton).

Tani që kemi përgaditur brumin, mundë të vazhdojmë me përgaditjen e tortës. 

Gjatë kohës që brumi pushon ne frigorifer. fillojm me përgaditjen e mollave. Edhe atë fillimisht lajmë mollat, dhe ua largojmë pjesen e farave. Unë kam edhe mjetin që më lehtëson punën (shif foton). Por mundemi edhe të presim mollën përgjysë e pastaj largojmë farat.

 Në tenxheren ku do ziem mollat, shtojm ujin dhe sheqerin dhe e lejmë që të vlojë. Ndërkohë nxehim furrën në 220 Gradë.

Vazhdojmë të presim në copa të holla mollën trashësi prej rreth 3 mm (Shif foton).

DSC_0577

Pasi të kemi prerë mollat, dhe sherbeti është duke vluar, shtojmë mollat në tenxhere dhe i lejmë që të zihen për 3 deri 4 minuta. Pastaj i largojmë nga tenxherja, i shpërlajmë me ujë të ftohtë dhe i lejmë për 2-3 Minuta të kullojnë.

Pasi të jenë ftofur mollat fillojm me përgaditjen e trëndafilave prej molle. Si udhëzim keni fotot që tregojnë hap pas hapi se si ti përgadisni trëndafilat. 

Trëndafiat e përgaditur radhisim në tepsin ku më heret e kemi shtruar brumin dhe përmbi kemi hedhur kokosin. Në mes të tepsisë kam vendosur edhe 3 lugë Buke marmeladë prej mjedërave (sipas dëshirës mund të përdorni edhe ndonjë marmeadë tjetër).

Së fundmi hudhim edhe kremën përmbi mollat. Në qoftë se e bleni t gatshëm atëher në pako jepen edhe udhëzimet për të përgaditur kremën. 
Për të gjithë ata qe preferojnë të përgadisin vet kremën më posht e keni recetën e kremës.

Përbërësit për kremën:

  • 1 dl qumësht
  • 1 dl kremë / ajkë
  • 1 vezë
  • 1 lug caji niseshte
  • 2 lugë buke me sheqer

DSC_0617

Përgaditja e kremës është shumë e thjeshtë: 

Në një enë the thellë përziejm të gjitha përbërësit për kremen, derisa të gjithë përbërësit të treten mirë dhe të fitohet një masë e lëngshme.

Torten e përgaditur e pjekim në furrën tashmë të nxehur, për rreth 35 Minutash. 
Pasi të piqet tortja, e lejmë që të ftohet për 10-15 Minuta, e pastaj mund t’a largojmë nga tepsia. 

Ky lloj i tortes mund të servohet i ngrohtë ose edhe i ftohtë. 

Ju bëftë mirë. 
Shpresoj të ju ketë pëlqyer, për çdo pyetje ose propozim mund të komentoni më poshtë. 

Me shumë dashuri,
HanaYummy

DSC_0666.JPG

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s