Keku bardh e zi – 100% e shijshme

DSC_0053.JPG

Të gjitë ata që më ndjekin në Instagram, me siguri e njohi kekun në foto – edhe pse emri i këtij Keku është “Russischer Zupfkuchen” pas shumë hulumtimeve të bëra arrita në përfundim që ky kek nuk ka të bëj aspak me Rusinë, madje nuk ekziston një vend oficial si vend i preajrdhjes së kekut. 

Sidoqoft, që nga momenti që pash foton e këtij Keku, në librin që kam, më lindi dëshira për t’a përgaditur. Dhe me shumë mburrje po e them që tani ky kek është një nga të preferuarit e mi. 

Fillimisht blejta të gjithë përbërësit e duhur, dhe pastaj fillova të hulumtoj recetën dhe procesin e përgaditjas. Pas rreth 1 ore ishte keku tashmë në furrë duke u pjekur. 

Kjo recetë është prej atyre që nuk ka shumë punë pas pjekjes,  duhet pritur vetëm ftohjen, pastaj mund të servohet, dmth. nuk ka procese shtesë siç janë te tortet e zakonshme ku duhet përgaditur kreme, pastaj 3 deri 4 orë të ftohet, etj. Ky kek është shpëtim i vërtetë për të gjithë ato që duan shumë desertet por ju mungon durimi për të pritur

Përbërësit:
(për një tepsi për Torte në madhësi prej 25 cm – 12 Copë)

  • 400 g Miell
  • 450 g Gjalpë
  • 450 g Sheqer
  • 4 vezë
  • 1 Pluhur për pjekje
  • 40 g Kakao
  • 1 P. Sheqervanileje
  • 1 P. Pluhur pudingu – Vanile
  • 500 g  Quark
  • Gjalp dhe miell për të lyer tepsin

Përgaditja:

  1. Miellin, 250 g Gjalp. 200 g Sheqer 1 Ve, pluhurin për pjekje dhe kakaon, përziejm me mikser, derisa të formohet një brum me thërime. Pastaj largojmë masën nga mikseri dhe me duar punojmë brumin derisa brumi të bëhet kompakt (dmth. të mund të mbledhim brumin pa u grimcuar). E mbështjellim me folie që e mba të freskët dhe e lejmë që të pushoj për 30 Minuta në Frigorifer.
  2. Nxehim furrën në 200 Gradë Celsius.
  3. Tepsin që do përdorim për kekun e lyejm me gjalpë e pastaj edhe me miell. 1/3 të brumit e t’hollojmë madhësi të tepsis dhe e vendosim në tepsi.
  4. Me 2/3 e Brumit mbulojmë edhe anët e tespis deri në 4 cm lartësi (shiko foton e mëposhtme).
  5. Pjesën e mbetur të brumit e lejmë anësh për të përdorur më vonë.
  6. Pastaj shkriejm gjalpin e mbetur dhe e përziejm bashk me 250 g sheqer, 3 vezët, sheqervanileje dhe pluhurin e pudingut derisa të formohet një masë kremoze. Shtojmë edhe quarkun dhe kremën e vendosim në tepsi.
  7. Brumin e mbetur më herët e coptojmë në copa të vogla dhe e shpërndajmë përmbi kremën.
  8. Kekun e pjekim për rreth 1 orë. Pastaj e vendosim në një gridë torteje për tu ftohur.

Ju bëftë mirë.
​HanaYummy 🙂

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s