Petulla amerike

WhatsApp Image 2019-03-17 at 13.08.04

Përshëndetje #yummylovers, ja ku jam përsëri, këtë herë me një recetë shumë të shijshme. Siç mund ta shikoni në foto, ka të bëjë me të ashtuquajtura “petulla të amerikës.

Së pari herë i kam provuar në McDonalds. Më pas bleva disa herë në Coop. Ato janë të shijshme, veçanërisht nëse janë të freskëta. Por, jo çdoherë kemi fatin ti blejmë ato të fresskta.

Një ditë të zakonshme në kuzhinën time isha duke kërjuar recetë të re për një ëmbëlsirë si një shpërblim për burrin tim për shkak se ai kishte kaluar të gjitha provimet e këtij semestri, por pasi që unë nuk jam e vetmja që i pëlqejnë petullt amerikane (burri im e do ushqimin amerikane shumë), ishte pikërishtë propozimi i tij që unë të përgadis petulla amerikane.

Dhe kështu fillova të hulumtoj receta të ndryshme. Më pëlqen kur lexoj disa receta të ndryshme pasiqë në këtë mënyrë kuptoj më së miri procesin e përgaditjes sidhe çfarë duhet t’i kushtoj vëmendje gjat përgaditjes. Reagimi i  njerëzve nëpërmjet komenteve në receta më ndihmon të vendos se cila recetë është më e mira.

Pas hulumtimit tim një-orësh, unë tashmë kisha një recetë që dukej “e lehtë për të bërë”.
Kështu që unë i përgatiti përbërësit e parë dhe fillova përgatitjen plotësisht e motivuar.
Megjithëse ishte hera e parë që kam provuar të bëj petulla amerike, në fund dola shumë e kënaqur me rezultatin.
Ishin me të vërtetë të shijshme.

Jam më se e sigurt që ju do ta pëlqeni këtë recetë.

Këtu janë përbërësit për rreth 12 copë:

  • 300 g miell të bardhë
  • 1/2 lugë buke me kripë
  • 1 lugë buke sheqer
  • 1/2 kub me maja (rreth 20 g),
  • 50 g gjalpë, në copa
  • 1 vezë,
  • 1.25 dl qumësht
  • Vaj për pjekje
  • Nutella / reçel / mjaltë

 

Përgatitja nuk është aq e komplikuar, por ka nevojë për shumë durim.

  1. Së pari ne përziejmë miellin, sheqerin, kripën. Pastaj shtojmë edhe maja të zbutur në qumështin e vakët. Shtoni gjalpin dhe vezën, përzieni me duar brumin ose me mikser derisa të fitoni një brumë të butë. Mbuloni brumin me një peshqir dhe lejoni që të dyfishohet për rreth 2 orë në temperaturën e dhomës.
  2. Më pas vjen formimi i brumit. Së pari, bëni brumë në një roladë dhe priteni në 12 pjesë të barabarta. Formoni topa duke i shtypur pak sa të rafshtohen pakës. Pastaj në mes shponi me ndonjë mjetë të përshtatshëm (shih foton më posht për të parë se çka kam përdorur unë / pasiqë nuk e di se si është emri në gjuhën shqipe për këtë) për të krijuar një vrimë.
  3. Mbulo petullat e përgaditura me peshqir dhe, le të pushojnë sërish për rreth 30 minuta.
  4. Ndërkohë, mbushni një tenxhere në një lartësi 1/3 me vaj, ngrohuni në rreth 160 gradë. Nëse nuk keni një termometër, mund të bëni një provë me lugë druri duke e lënë lugën të zhyteni në vaj, kur të rriten flluska, vaji është mjaft i nxehtë.
  5. Pas 30 minutave fillojm me pjekjen e petullave. Skuqini për rreth 4 minuta, duke i kthyer nga të dy anët. Petullat e pjekura i lejmë që të kullojnë në letër kuzhine.
  6. Sipas dëshirës mund ti servoni me nutella, reçel, mjaltë ose sheqer pluhur.

Nëse i konsumoni të freskta janë më të shijshe. 

Ju bëftë mirë,

Me dashuri
HanaYummy

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s