Supë prej karotash

DSC_0082

Përshëndetje miq, 

Nëse keni lexuar rregulisht postimet e mia, tashmë keni kuptuar që mua më pëlqen të ha ushqime të shëndetshme dhe të vetëpërgaditura. Jo që nuk më pëlqen të ha diçka të gatshme, pasi që edhe ato në njëfar mënyre kan shijen e vetë. Por në përgjithësi informohem shumë për pemët apo perimet, ose llojet e mishërave që na furnizojnë me vitamina dhe konsumimi i të cilëve na jep shumë dobi, dhe duke i përgaditur vetë ato arrijmë që të ruajm sa më shumë vitamina dhe vlera ushqyese të tyre. 

Falë internetit, revistave dhe librave të ndryshme, tani është shumë lehtë për tu informuar në lidhje me ushqimin e shëndetshëm, të mësojmë receta të reja si dhe shumë e shumë sende të tjera. 

Në këtë mënyrë mësova edhe për karotat që llogariten të jenë shumë me dobi pasi që përmbajnë shumë beta-karotin, kalium si dhe vitaminat A, K, C dhe B8. Të gjitha këto veti të karotës ndihmojnë kundër  disa sëmundjeve të cilat janë:

  • Sëmundjet e zemrës – duke e zvogëluar nivelin e kolesterolit
  • Ulë shtypjen e gjakut
  • Forcon imunitetin – pasi që përmbajnë sasi të lartë të vitaminës C që është shumë e rëndësishme për imunitetin tonë
  • Parandalon Kancerin – një sëmundje që dita ditës sa më shumë po përhapet. Pasiqë karota përmban në vete beta-karotin kjo  i mundëson që të luftonjë shumë lloje të kancerit.
  • Ndihmon tretjen e ushqimit
  • Përmirëson të pamurit – kjo pasiqë karotat përmbajn në vete vitaminën A.
  • Regullon nivelin e sheqerit në gjakë – duke e rregulluar sasinë e insulinës dhe glukozës në gjakë.

Këto dhe shumë dobi të tjera mund ti fitojmë nëse konsumojmë rregullisht karotën. 

Andaj edhe unë sapo lexova artikulin për karotën vendosa të përgadis diçka me të.
Kështu edhe ideja për një supë me karota, që është jo vetëm e shëndetshme por ka një shije të jashtzakonshme si dhe ngjyra e supës të shton akoma më shumë apetitin për këtë supë.

Përgaditja e supës është shumë e lehtë dhe përmban në total 8 përbërës, të cilët janë:

  • 600 g karota të prera
  • 200 g patete poashtu të prera në copa të vogla
  • gjysë qepe
  • 1 L lëng mishi apo Bouillon
  • 2 dcl ajkë
  • 2 LB vaj ulliri
  • kripë dhe
  • biber të zi

DSC_0040

Përgaditja e supës zgjatë shumë pak sepse karotat dhe patatet janë të prera në copa, gjë që përshpejton procesin e zierjes së perimeve.

  • Fillimisht në tenxher ku do përgadisim supën shtojmë vajin e ullirit dhe lejmë që të nxehet. Pastaj shtojmë edhe qepën e prerë dhe e kaurdisim për disa minuta.
  • Pastaj shtojmë edhe karotat e prera bashk me patatet dhe i kauridism edhe për 1-2 Minuta duke i përzier kohë pas kohe.

DSC_0047

  • Pasi të jenë kauerdisur perimet shtojmë edhe lëngun e mishit dhe e lejmë që të zihen karotat dhe patatet në zjarrë të mesëm. Përdorim edhe kapakun e tenxheres por duke e mbuluar gjysën e tenxheres e jo të tërën.

DSC_0048

  • Pasi të zihen perimet, me ndihmën e një mikseri apo blenderi bluajmë të gjithë përmbajtjen e tenxheres, duek fituar kësthu një supë shumë kremoze.
  • Së fundmi shtojmë edhe ajkën, kripën dhe biberin e zi, i përziejm mirë dhe e lejm që të vlojë për 2 der 3 minuta.

DSC_0080

  • Pas kësaj supa është gati për tu konsumuar. Nëse ju mbetet diçka tepër, mundë ta ruani në frigorifer dhe ta konsumoni për max 3 ditë.

Ju bëftë mirë.

Shpresoj të ju ketë pëlqyer receta. 

Së fundmi e kam një pyetje për ju, a do kishit dashur që të postoj më shumë receta dhe këshilla në lidhje me ushqime, pemë ose perimë të shëndetshme për jetën tonë?

Më njoftoni duke komentuar më poshtë, ose me shkruani direkt ne Instagram: hanayummy_

HanaYummy 🙂

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s