Ton-pastë

DSC_0038

Përshëndetje miq, 
Shpresoj të jeni mirë e shëndoshë. Ka një kohë të gjatë që nuk kam postuar kjo për disa arsye që do ua tregoj më posht. 
Javën e kaluar për ditët e pashkëve vizituam disa antarë të familjes në Gjermani edhe të në Hamburg dhe në Solingen. Kaluam shumë mir, vetëm se moti nuk ishte edhe aq i mirë. Por prap se prapë patë mundësin të vizitojmë shumë vende të Hamburgit, i cili me të vërtetë është një qytet shumë i bukur. 

Pas rikthimit në Zvicër, kisha disa termine peronal për punë që ecën me shumë sukses, dhe më në fund si përmbyllje e këtij pushimit më kapi një grip  pranverorë shumë i bezdisshëm. 
Kam provuar që të pushojë sa më shumë dhe të ushqehem shëndetshëm, por siç thonë plakat prej atje nga vij unë ”Gripi e bën të veten”. Andaj edhe mua nuk më mbet më shumë se së shpresoj që të shëndoshem sa më shpejtë. 

Ndërkoh siç edhe ju kam premtuar më në fund mblodha pakës energji për të ndarë me ju recetën e kësaj paste prej peshkut tuna. Siç do e kuptoni edhe vetë, është shumë e shijshme, përgaditet lehtë dhe përveç kësaj është edhe shumë e shëndetshme.
Me të vërtetë ia vlenë ta provoni. 

Përbërësit kryesorë janë:

  • 150 g peshk ton
  • 1/2 qepë
  • 3 LB gjizë e freskët
  • Borzilok – unë kam përdorur borzilok të freskët
  • 1/2 domate
  • 2 thelpinj hudhër
  • kripë dhe biber të zi

DSC_0021

Përgaditja:
     1. Së pari qepën, domatet, hudhrën dhe borzillokun e presim në copa të imëta.

DSC_0026

 2. Pastaj në një enë të thellë shtojmë tonin dhe gjizën. I përziejm mirë

 

 3. Shtojmë edhe qepën, domaten, hudhrën dhe borzillokun. I përziejm mirë. Së fundmi shtojmë edhe kripën me biber të zi, përziejm mirë të gjithë përbërëssit. 

Dhe gati është edhe pasta prej toni. Për të gjithë ata që preferojnë që masa të jetë më e butë, me ndihmën e një mikseri mund të bluani akoma më imët të gjithë përbërësit. Në këtë mënyrë ndryshon vetëm trashësia e pastës, shija ngelet e njejtë. 
Pastën mund ta servoni me bukë pakë të nxehur në toster. 

Në fotot në vijim mund të shihni të dy llojet e pastës, atë të bluar me mikser dhe atë normalen pakmë crunchy ku të gjithë përbërësit i kemi prerë me dorë. 

Ju bëftë mirë.
HanaYummy

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s