Çoko-Cupcakes

20180221_201913.jpg

Përshëndetje miq të Hanayummy,
shpresoj te jeni mirë dhe ti shijoni këto ditë të bukura pranverore.

Siç edhe ju kam informuar në Instagramin tim (hanayummy_), tashmë brenda javës do të ketë më pak postime, por çdo të dielle do të postoj nga një recetë të re, edhe atë në gjuhën shqipe dhe atë gjermane.

Kësaj rradhe kam zgjedhur të provoj një recetë shumë të lehtë dhe të shijshme të cupcakes. Edhepse në recetë origjinale shkruante të përdorim 300 gram sheqer, dhe meqë unë personalisht provoj të ushqehem shëndetshëm, por duke mos i larguar ëmbëlsirat nga dieta ime, vendosa të përdor vetëm 2/3 të sheqerit. Dhe si rezultat cupcakes ishin mjaftueshëm të ëmbla, dhe ndërgjegja ime ende më e kënaqur.

Përgaditja e brumit zgjat rreth 10 Minuta, pastaj koha e pjekjes rreth 18-20 Minuta, që nënkuptonë për gjysë ore mund të përgaditni një dessert shumë të shijshëm.

Përbërësit për rreth 18 copa janë:

  • 175 g Miell
  • 1/4 Lç sode bikarbonati
  • 2 Lç Pluhur për pjekje
  • 70 g pluhur Kakao
  • pakës Krip
  • 50 g Gjalpë
  • 200 g Sheqer
  • 2 Vezë
  • 250 ml Qumësht

DSC_0742.JPG

Përgaditja:

  1. ​Fillimisht përgadisim tepsinë për cupcakes duke ju vendosur letra të cupckaes. Pastaj nxehim furrën në 175 Gradë.

DSC_0753.JPG

  1.  Fillojm me përgaditjen e brumit: në enën ku kemi vendosur miellin, shtojmë kakaon, pluhurin për pjekje, soden bikarbonat si dhe kripën dhe i përziejm mirë.

DSC_0748

  1.  Në enën ku do përziejm me mikser shtojmë gjalpin bashk me sheqerin dhe i përziejm në shpejtësi të mesme për rreth 4 Minuta – derisa të bashkohen mirë sheqeri dhe gjalpi.
  2.   Pasi të kemi fituar një masë kremoze nga gjalpi dhe sheqeri, vazhdojmë të shtojmë vezët një nga një duke iu lënë hapësirë që të trazohen mirë me masën nga gjalpi. Vazhdojm duke shtuar miellin ne kombinim me qumështin:  nga pak miell dhe nga pak qumësht.
    Si përfundim do të fitoni një masë te butë dhe kremoze. Vazhdojmë të shpërndajmë brumin e përgaditur në tepsinë për cupcakes.
  1.   Në furrën tashmë të nxehtë pjekim cupcakes për rreth 18 Minuta, pas kësaj kohe provoni me ndihmën e një thike a janë të pjekura edhe brenda cupcakes, nëse ende nuk jan pjekur komplet lejeni për 2-3 Minuta të tjera.

Dhe gati janë edhe cupcakes shumë të shijshme dhe të buta.

Ju bëftë mirë,
HanaYummy

P.S. takohemi javën e ardhshme përsëri me një recetë të re 🙂

20180221_201917.jpg

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s