Përshëndetje miq, ja ku erdhë edhe fundjava e radhës.
Kësaj here do ndaj me ju recetën për Cheesecake me Brownie si bazë, nga fakti se kjo ëmbëlsirë mori më shumë vota tek pyetsori i realizuar në Insta-Story.
Edhe pse këtë recetë e provova për herë të parë, dola e kënaqur nga rezultali. Ky lloj cheesecake është shumë i shijshëm dhe i lehtë.
Përgadaditja mer pak kohë, por koha e pjekjes është pak më e gjatë, andaj nevojitet pak durim. Por në fund do të jeni të kënaqur me rezultatin.
Edhe kësaj here përveç përshkrimit të recetës do të mund të shihni edhe përgaditjen hap pas hapi me ndihmën e fotografive.
Andaj, që të mos iu marë më shumë kohë nga pjesa e mbetur e ditës, do filloj të përshkruaj recetën.
Përbërësit për Browni:
- 120 g Gjalpë
- 100 g Miell
- 120 g çokollatë e zezë
- 200 g Sheqer
- 2 Vezë
- 60 ml Qumshtë
Përbërësit për pjesën e sipërme (me gjizë):
- 500 g Philadelphia gjizë
- 150 g Sheqer
- 3 Vezë
- 125 g Jogurt
- 1 Pako sheqer vanileje
Përgaditja:
- Nxehim furrën në 180 Grad. Tepsinë ku do pjekim ëmbëlsirën e lyejm me gjalpë dhe me miell. (shih fotografinë)
- Në një tenxhere të mbushur 1/2 me ujë, shkrijmë çokollatën dhe gjalpin bashkë. Këtu duhet pasur kujdes që uji në tenxhere të mos vlojë, por të jetë duke u nxehur.
- Pasi të kemi shkrirë çokollatën, marim një enë të thellë pasiqë përzierja e përbërësve bëhet më lehtë, shtojmë çokollatën e shkrirë dhe sheqerin. I përziejm mirë.
- Pastaj shtojmë edhe vezët dhe qumshtin. I përziejmë mirë të gjitha së bashku.
- Së fundmi shtojmë edhe miellin tek masa e çokollatës. Edhe një herë i përziejm mirë të gjitha përbërësit, dhe pastaj brumin e përgaditur e vendosim tek tepsia për pjekje.
- Brumin e pjekim për rreth 30 Minuta. Pastaj e largojm nga furra dhe e lejmë që të ftohet, përderisa përgadisim pjesën e sipërme të ëmbëlsirës. Përveç kësaj, sapo të largojmë Brownin e pjekur nga furra, furrës ia zvogëlojmë temperaturën në 160 Grad.
Vazhdojmë me përgaditjen e pjesës së sipërme të Cheesecake:
- Në një enë të thellë e çesim gjizën, shtojmë edhe sheqerin dhe sheqerin vanileje. I përziejm mirë.
- Shtojmë edhe vezët dhe i përzijemë mirë.
- Së fundmi shtojmë edhe jogurtin. Pasi ti kemi përzier mirë të gjithë përbërësit, masën e përgaditur e shtrojmë përmbi Browni-n tashmë pak të ftohur (rreth 15 Min). Cheesecake e pjekim në 160 Grad për 1 orë.
Dhe si fund, cheescake të pjekur, e lejmë që të fohet për rreth 30 Min në Temperaturë të dhomës, pastaj mundemi të lejmë në frigorifer për gjatë natës që të ftohet mirë. Në këtë mënyrë cheesecake prehet më së miri.
Pasiqë edhe në recetë e huazuar cheescake ishte servuar me mjedëra, edhe unë kam përdorur mjedëra të freskëta.
Shpresoj të ju ketë pëlqyer.
Çdo të mirë, dhe shihemi javën e ardhëshme me një recetë të re.
P.S. në qoftë se keni propozim për ndonjë recetë të preferuar që do kishit dashur të përgadis, shkruajeni në koment, ose më kontaktoni në faqen e Facebook-ut HanaYummy ose në Instagram @hanayummy_