Përshëndetje miq,
Ja edhe një dite pranverore, që nënkupton një recet e re për ju. Kësaj radhe kam provuar recetën e një Tarte me Boronica.
Në Pytesorin që mbajta në Instastory kishte dy zgjidhje: Një tarte me boronica ose me Limon. Meqë kjo me boronica mblodhi më shumë vota andaj edhe unë vendosa të përgadis këtë ëmbëlsirë.
Për të gjithë të tjerët që kan votuar tarte me shije Limoni, don’t worry – gjatëjavës së ardhshme do e provoj edhe këtë recetë.
Sidoqoftë tani me ju do ndaj recetën për ëmbëlsirën me Boronica, që jo vetëm përmbanë shumë pak sheqer por është tejet e lehtë për tu përgaditur.
Andaj nuk ju marë më shumë kohë dhe do filloj të përshkruaj recetën.
Përbërësit:
(për Brumin)
- 300 g Miell
- 100 g Sheqer
- 150 g Gjalpë i ftohtë
- 1 Vezë
- 1 LÇ pluhur për pjekje
- 1 pako sheqer venileje
- pakës kripë
(Për Kremën)
- 200 g krem Fraiche
- 50 g Sheqer
- 1 pako sheqer Vanileje
- 500 g boronica (të freskëta ose të ngrira)
- 1 Ve
Përgaditja:
- Fillimisht e nxehim furrën në 200 Grad. Për përgaditjen e brumit, në një enë të thellë i shtojmë të gjithë përbërësit e brumit dhe i përziejm me dorë derisa të fitojmë një brumë të butë.
- Brumin e përgaditur e vendosim ndërmjet 2 letrave për pjekje në mënyrë që ta t’hollojmë më lehtë.
- Brumin e t’holluar bashk me letrën për pjekje e vendosim në tepsin që do pjekim. Me brumin anash formojmë rrethë (shih foton).
- Vazhdojmë me përgaditjen e kremës, duke i vendosur Creme Fraiche, shseqerin, vezën dhe sheqerin vanileje në një enë të thellë. I përziejm mirë.
- Pastaj shtojmë 2/3 e Boronicave dhe i përziejm mirë.
- Kremën e përgaditur e vendosim mbi brumin e parapërgaditur. Përmbi kremën shpërndajmë edhe boronicat tjera të mbetura. E pjekim për 30 Minuta.
- Pasi të mbaroj koha e pjekjes, largojmë ëmbëlsirën nga furra dhe e lejmë që të ftohet për së paku 1-2 orë. Pasi të jetë ftohur mirë, Tarte është gati për tu servuar.
Ju bëftë mirë.
Shihemi javën e ardhshme me një recetë të re.
Deri atëherë çdo të mirë
HanaYummy