Një Cheescake pak më ndryshe

DSC_0214

Përshëndetje miq,

Sa shpejt po ecën java, më duket sikur para 2 ditëve ndava me ju recetën për një tart me Boronica dhe sotë është përsëri e diel.

Duke e vazhduar traditën tonë “çdo fundjavë një recetë të re” edhe kësaj fundjave do ua tregoj një recetë për cheescake që ndryshon nga recetat bazike të cheescakëve.

Është pikërisht kjo cheescake që ua prezantova në pyetsorin para 2 jave bashk me cheescake bardh e zi.
Edhepse ajo bardh e zi fitoi me mbi 80% të votave, mendova që do ishte fer nëse do ndaja recetën edhe të këtij cheescaku, pasiqë edhe ky kishte preferuesit e vetë.

Çka e bën të veçantë këtë cheescake nga llojet e tjera është fakti që kjo recetë nuk ka bazë apo biskuit fare, por është e tëra vetëm krem cheescaku. Është shumë e shijshme dhe e lehtë për tu përgaditur.

Fillojm me përbërësit e duhur për këtë dessert:

  • 500 g Quark (lloj gjize)
  • 1 Limon
  • 1 kanaçe me kajsia
  • 4 Vezë
  • 125 g Sheqer
  • 1 Pako sheqer vanilje
  • pakës kripë
  • 1 pluhur pudingu me shije të vaniles
  • 1 LB miell
  • 1 LB sheqer pluhur
  • Gjalpë dhe pakës griz (bollgur) për tepsinë

DSC_0151

Përgaditja:

  1. Nxehim furrën në 175 Grad. Limonin e lajmë dhe e terrim me letër kuzhine. Pastaj me mjetin përkatës ia qërojmë lëkurën si dhe e shtrydhim lëngun. Kajsijat i kullojmë mirë. Për recetën tonë na nevojiten 250 gram kajsija. 2 Gjysa të kajsive i lëmë anësh për më vonë – për dekorim.
  2. Në një enë të thellë shtojmë vezët, sheqerin, sheqerin vanile dhe pakës kripë. I përziejm mirë përbërësit. Shtojmë edhe Quark-un, lëkurën e limonit, 3 LB lëng limoni si dhe pluhurin e pudingut. Përziejm të gjithë përbërësit duke fituar një krem me shije dhe erë të këndëshme.
    DSC_0166DSC_0168DSC_0175DSC_0176
  3. Tepsinë ku do pjekim ëmbëlsirën e lyejm me gjalpë dhe pastaj i hudhim pakës grizë.
    DSC_0154
  4. Gjysën e kremës së përgaditur e hedhim në tepsi. Përmbi i radhisim kajsiat që më herët i kemi përzier me 1 LB miell.
  5. Pjesën e mbetur të kremës e hedhim përmbi kajsiat dhe e rafshojmë mirë. Cheescake e  pjekim për reth 1 orë në furrën e nxehur. Pasi të jetë pjekur, me ndihmën e një thike e largojmë pjesën anësore të tepsisë, dhe e lejmë që të ftohet komplet.
  6. Pasi të jetë ftohur cheescake, përmbi i hedhim sheqer pluhur dhe e dekorojmë me kajsiat e lënë anësh më herët.

    DSC_0195

Kjo ishte receta për cheescake shumë të shijshëm vetëm me kremë.

Ju bëftë mirë
HanaYummy

P.S. Mos harroni të ndiqni Instastory-et e mia dhe të votoni për preferencën e juaj.

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s