Cupcakes me çokollatë

DSC_0037

Përshëndetje miq të HanaYummy

Shpresoj të kaloni një fundjavë të mirë, pran të dashurëve / familjarëve, me një motë të ngrohtë pranverorë.
Në qytetin tim dje ishte koha shumë i mirë, me diell. E vetjma gjë që doja të bëj ishte të rija në diell dhe të mbush baterit me energji 🙂

Si çdo fundjavë tjetër, edhe këtë herë isha duke u menduar çka të gatuaj apo pjekë diçka të re. Por njëkohësishtë nuk doja të humbisja ditën me diell duke ndenjur në kuzhinë për 1 ose 2 orë.

Andaj mendova të përgadis diçka që më merë shumë pak kohë, por që njëkohësishtë është e shijshme. Dhe kështu gjeta recetën për Cupcakes prej çokollate, ku koha e përgaditjes së brumit zgjatë tamam 10 Minuta.
Pikërisht atë që po kërkoja unë – më shumë kohë për të ndenjur në diell duke pushuar si dhe një ëmbëlisrë shumë e shijshme.

E tërë koha e nevojitur për këto Cupcakes, duke përfshirë këtu kohen e përgaditjes dhe pjekjes, zgjatë 40 Minuta.
Një kohë rekordi për të përgaditur diçka shpejt dhe shijshëm.

Një tjetër karakteristikë e kësaj recete janë edhe përbërësit e nevojitur. Jan po atë përbërës që çdo shtëpi i ka, madje as mua nuk mu desh të shkoja të bëja pazar, sepse të gjitha i kisha në shtëpi.

Jam më se e sigurt që kjo recetë do ju pëlqej tejmase.

Ja dhe përbërësit për rreth 18 copa Cupcakes:

DSC_0003

  • 150 g Çokollatë
  • 125 g Gjalpë, në temperaturë të dhomës
  • 200 g sheqer
  • 160 g miell
  • 4 vezë
  • 1 pako sheqer vanilje
  • pakës kripë
  • 1 lç pluhër për pjekje (baking powder)
  • tepsi për cupcakes

Përgaditja:

  1. Fillimisht e nxehim furrën në 180 Grad. Tepsinë për cupcakes e përgadisim duke i vendosur letrat për cupcake në të. Çokollatën e ndajmë në copa të vogla dhe bashk me gjalpin e vedosim që të shkrihet përmbi një tenxhere që e kemi mbushur 1/3 me ujë, në zjarrë të mesëm.
    DSC_0005
  2. Pasi të jetë shkrirë çokollata, e vendosim në një enë të thellë.
    DSC_0007
  3. Shtojmë përbërësit të tjerë tek ena e thellë, dhe me mikser i përziejm mirë derisa të fitojmë një masë të butë kremi.
  4. Me kremën e bërë mbushim tepsinë e cupcakes, dhe e pjekim për rreth 20 Minuta. DSC_0013
  5. Pasi të jen pjekur cupcakes, i largojmë nga tepsija, dhe i lejmë që të ftohen.
    DSC_0027

Cupcakes e përgaditur mund ti servoni duke i dekoruar me kremën tuaj të preferuar, ose me pakës pluhur kakao.

Unë kam përgaditur një krem të thjeshtë me vetëm 2 përbërës, edhe atë: 75 g çokollatë të ëmbël dhe 120 g Mascarpone.
Fillimisht shkirjeni çokollatën, pastaj e leni që të ftohet për 5 – 10 minuta. Pastaj në një enë shtojmë çokollatën e shkrirë dhe pak të ftohur bashk me Mascarpone dhe me ndihmën e një tel-dore i përziejm mirë.

Në qoftë se krema bëhët shumë e butë, vendoseni në frigorifer për 10-15 minuta.

Dekoroni cupcakes sipas dëshirës.

Ju bëftë mirë

​HanaYummy

DSC_0031DSC_0034DSC_0048

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s