Tart françez me kajsija

DSC_0130.JPG

Përshëndetje miq të HanaYummy

Pasiqë për momentin është sezoni i kajsijave dhe pjeshkave, mendova të përgadisja diqka me këto pemë. Zgjodha kajsiat ngaqë jan të preferuarat e mija.

Siç edhe e shihni në titull, është një recetë françeze, dhe ne të gjithë e dimë që françezët janë të njohur për biskota dhe ëmbëlsira shumë të shijshme.

Përgaditja e brumit të kësaj recete bëhet duke përdorur pajsisjen procesues të ushqimeve. Kjo lloj pajisje normalisht në kuzhinë përdoret për të grimcuar lejthia, arra, qepë, etj. por kësaj rradhe do ta përdorim për të përgaditur një brum.

Edi, duket e çuditshme, edhe vetë isha pak me dyshim, por ju premtoj që me të vërtet po funksionon. Pra në vend të mikserit kësaj rradhe përdoreni procesuesin e ushqimit.
Për të gjithë ata që nuk e posedojnë një pajisje të tillë, mund të përdorni mikserin nuk prish punë fare. Fundja me rëndësi është të pëtgaditet brum i butë 😉

Çka duhet pasur parasysh tek kjo receta është që gjalpi duhet të jetë i ftohtë (dmth i sapo nxjerur nga frigoriferi), si dhe gjatë matjes së përbërësve duhet pasur kujdes që të kemi sasin e duhur, as më pak e as më shumë, sepse kjo ndikon në konsistencën e brumit.

Këto janë përbërësit për Tarte Françeze me Kajsija:

  • 190 g miell
  • 1 LB sheqer
  • 115 g gjalp
  • 1 vezë
  • 2 LB ujë
  • 3 LB niseshte
  • 60 g sheqer
  • 600 g kajsija, të freskëta apo të ngrira / konzervuara
  • 120 g marmelatë prej kajsijave
  • 3 LB ujë

DSC_0037.JPG

Përgaditja:

  1. ​Miellin dhe sheqerin i vendosim tek processori i ushqimit. I përziejm disa herë.
    DSC_0041.JPG
  2. Shtojmë gjalpin pak nga pak (nga 1 LB) tek mielli dhe sheqeri, dhe përziejm (bluajm) derisa të fitojmë një masë të butë. Largojmë masën nga pajisja duke e vendosur në një enë të thellë.
  3. Në një enë thejmë vezën dhe shtojmë 2 LB ujë. I përziejm mirë dhe pastaj i shtojmë tek masa e miellit dhe gjalpit. Duke i përzier përsëri bashkë.
  4. Pasi të kemi shtuar vezën, shohim që gjat përzierjes brumi nuk ndahet më në copa të vogla por rri ngjitur bashkë, duke formuar një top të vogël. (Shif foton).
    DSC_0059.JPG
  5. Në një sipërfaqe të spërkatur me miell, vendosim brumin e përgaditur. E përziejm me dorë disa herë, derisa brumi të bëhët i butë dhe i lëmuar. Brumin e përpunuar, e vendosim në një enë dhe e lejmë në frogoriferë për rreth 15 Minuta. Ndërkohë nxehim edhe furrën në 250 Gradë.
  6. Brumin e ftohur e vendosim përsëri në një sipërfaqe të lyer me miell, dhe me ndihmën e një okllai (shkop për të t’holluar), e t’hollojmë brumin në madhësin të tepsisë që do pjekim Tarte.
  7. Brumin e t’holluar e vendosim tek tepsia që do pjekim. Pjesët e tepruara të brumit anash i presim me thikë.
    DSC_0080.JPG
  8. Sheqerin e mbetur (60 g) si dhe niseshten i përzeijm mirë dhe i vendosim përmbi brumin.
  9. Së fundmi, rradhisim kajsijat e prera në gjysë. Tarte e pjekim për 10 Minuta në temperaturë 250 Grad, pastaj ulim temperaturën në 220 Grad dhe vazhdojmë ta pjekim për rreth 25-30 Minuta.
    DSC_0101
  10. Pasi të jetë pjekur Tarte, e lejmë që të fohet komplet. Pastaj përziejm marmelatën dhe ujin bashkë, dhe e lyejm tarten e ftohur.  DSC_0102

 

Kjo dhe ishte receta për këtë Tart të shijshëm françez me kajsija. Do e shihni edhe vetë që është shumë e shijshme dhe e përshtatshme për këto ditë pranverore.

Shpresoj të ju ketë pëlqyer.

Ju bëftë mirë dhe takohemi përsëri javën e ardhshme me recetë të re.

​HanaYummy

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s