Cannelloni me kungull të njomë

DSC_0090

Përshëndetje miq të mi,

​Pas një pushimi shumë të gjatë, ja ku po ndaj me ju recetën rradhës “cannelloni me kungull të njomë”. 

Siç edhe ndoshta e keni parë në Insta-Story, javën e kaluar përgadita Cannelloni me kungull të njomë. 
Cannelloni është një ndër ushqimet e mia të preferuara nga kuzhina italiane.

Duke hulumtuar në internet për receta ushqimi, pashë këtë recetë. Më la përshtypje sepse përgaditja është shumë e lehtë, dhe nga rezultati do të jeni shumë të kënaqur.

Këtë lloj recete mund të pergaditeni edhe për cannellonit tradicional. Unë përgadita të dy llojet në një tepsi.

Këto janë përbërësit për Cannellonit për dy Persona:

  • 500 g Kungull i butë
  • 60 g djathë parmesan
  • 1 qepë
  • 1 thelb hudhër
  • 200 g mishë i grirë
  • 150 g gjizë me kokra
  • 1 vezë
  • 50 ml sosë domatesh
  • kripë dhe biber të zi

DSC_0050

Përgaditja:

  1. Fillimisht lajm kungullin dhe me ndihmën e një qërues perimesh, e presim në copa të holla. Pastaj edhe qepën dhe hudhrën i presim në copa të vogla.
  2. Në një enë thë thellë shtojmë qepët, hudhrën, mishin e grirë, vezën, gjizën sidhe sosin e domatesh. I përziejm mirë. Pastaj shtojmë edhe kripën biberin e zi si dhe erëzat e juaja të preferuara.
    Unë zakonisht përdori shumë lloje të erëzave. Në këtë Link mund të lexoni më shumë për erëzat dhe përdorimin e tyre.
    DSC_0052
  3. Nga kungulli i prerë, tre copa i radhisim njërën pas tjetrës (shif Foton). Pastaj marim pak nga mishi i parapërgaditur dhe vendosim në mes të kungullit. Copat e kungullit i mbështjellim duke formuar kështu Cannelloni. 
  4. Siç edhe përmenda më herët, përveç cannelloni me kungull, unë përgadita edhe cannelloni me pasta, por kam përdorur të njejtën mbushje të parapërgaditur. 
  5. Pasi të kemi përgaditur cannellonit dhe ti kemi vendosur në tepsi, pëmbi hedhim parmesanin. Sipas dëshirës mund të përdorni edhe lloj tjetër të djathit, por duhet të keni parasysh që djathi duhet të shkrihet në furrë.
    DSC_0068
  6. Cannellonit e përgaditur i pjekim në furrë të nxehtë prej 180 Gradë, për 30 – 35 Minuta.
    DSC_0088

Dhe gati janë dhe cannellonit.

Këtë ushqim mund ta servoni me salatë. Përveç këtij ushqimi, po atë ditë kam përgadit erdhe një supë prej karrotash. Edhe recetën e supës do e ndaj me ju, është shumë e shijshme dhe lehtë për t’u përgaditur. 

​Ju bëftë mirë.

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s