Kek me fruta te thata

DSC_0099

Përshendetje miqë të mi 🙂

Uroj që të jeni mirë e shëndosh.

Pas një mungese të gjatë, më në fund keni mundësinë të degjoni nga unë.
Arsyeja e mungesës është mujai i të shenjëtit Ramazan. Meqë e kam si tradicion të gatuaj diçka gjat fundëjavës, dhe në këtë muaj, pikërisht gjatë fundëjavës po agjëroj, nuk kam arritur që të jemë shumë aktive në kuzhinë 😦

Por meqë edhe mua më mungon shumë koha që kaloj në kuzhinë dhe perpara Kompjuterit duke komunikur me juve, vendosa që sot të përgadis diqka të re.

Idea për këtë kek me fruta të thata, e mora ngaqë më kan mbetur disa kajsija dhe boronica të kuqe të thata që moti, dhe nuk doja që të prishen dhe ti gjuaj.

Andaj bëra pak hulumtim në internet për ushqime/ëmbëlsira me përbërës kryesor pemët e thata, dhe gjeta recetën në vazhdim.

Recetën e provoj për së pari her, dhe më dueht të themë, që me të vërtet ia vlen ta provoni, e sidomos nëse edhe juve ju teprojnë pemët e thata.

Sipas dëshirës, ju mund të përdorni edhe rrush të thatë.

Përgaditja është e lehtë, dhe zgjat jo më shumë se max. 20 Minuta.

Këto janë përbërësit që ju nevojiten:

  • 225 gr pemë të thata (kajsija, rrushë, boronica etj)
  • 115 gr gjalpë në temperaturë të dhomës (nëse e mbani në frigorifer, preferohet që të qëndroj në temp. të dhomës për së paku 1 orë, ose nëse nuk keni kohë, atëher mund të perdorni mikrowelle, po kujdes që të mos shkrihet komplet gjalpi)
  • 120 gr sheqer
  • 1 lugë çaji ekstrakt vanileje, në munges mundë të përdorni sheqer të vaniles
  • 340 gr miell
  • 1 lugë e gjyse të çajit me pluhër për pjekje
  • 60 ml qumshtë
  • 2 lugë buke sheqer të kaftë (i papërpunuar )
  • 1 lugë çaji me kanellë

DSC_0048.JPG

Përgaditja:

  1. Nxeheni furrën në 180 Grad. Tepsinë ku do e pjekni kekun e lyeni me gjalpë dhe me miell. (shiko foton).
    DSC_0049.JPG
  2. Nëse frutat e thata janë shumë të forta, atëherë në një enë të vogë shtoni pemët e thata dhe mbuloni me ujë, pastaj vendoseni enën në zjarrë të mesëm dhe duke i përzier kohë pas kohe, lejoni të zihen/zbuten. Largoni pemët nga ena dhe lejini që të ftohen/thahen. Prjini në copa më të vogla, nëse frutet janë të mëdha.
    DSC_0050.JPG
  3. Në një enë të thellë dhe të madhe, me mikser përzijeni gjalpin e butë me sheqerin, derisa masa të bëhet kremoze dhe e bardhë (përafërsishtë 8 min).
  4. Duke përzier me mikser, vazhdoni të shtoni vezët tek gjalpi. Pastaj edhe ekstraktin e vaniles/sheqerin prej vanile.
  5. Tek ena ku gjendet mielli, shtoni dhe pluhurin për pjekje dhe përzijeni mirë. Pastaj tek ena ku gjendet gjalpi dhe vezët, filloni të shtoni nga pak miell dhe nga pak qumësht.
  6. Në fund i shtoni pemët e thata tek brumi dhe i përzieni mirë.
    Brumin e përgaditur e vendosni në tepsi.
  7. Në një enë të vogël, perzijeni sheqerin e kaftë me kanellën dhe shpërndajeni njëtrajtësishtë përmbi brum.
  8. Kekun duhet pjekur për rreth 45-50 min.
    DSC_0089.JPG

Ju bëftë mirë dhe një ditë të dielle të këndëshme 🙂

Me shumë dashuri dhe përkushtim
HanaYummy

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s